Saturday, 20/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ka të atillë që thonë: Që nga kohët e lashta, njeriu ka qenë majmun dhe më pas është transformuar! A është e vërtetë kjo thënie dhe a ka për të ndonjë argument?



Ka të atillë që thonë: Që nga kohët e lashta, njeriu ka qenë majmun dhe më pas është transformuar! A është e vërtetë kjo thënie dhe a ka për të ndonjë argument?

Prejardhja e njeriut

Pyetja: Ka të atillë që thonë: Që nga kohët e lashta, njeriu ka qenë majmun dhe më pas
është transformuar! A është e vërtetë kjo thënie dhe a ka për të ndonjë argument?
Përgjigja: Kjo thënie nuk është e vërtetë. Dëshmi për këtë është se Allahu i lartësuar i
shpjegoi, në Kur’an, etapat e krijimit të Ademit. Allahu i lartësuar thotë:

”Vërtet që shembulli i Isait tek Allahu është si shembulli i Ademit: Ai e krijoi atë prej
dheut”(Ali Imran, 59).
Pastaj, dheu është lagur, derisa është bërë baltë që ngjitet për dore. Allahu i lartësuar
thotë:

”Dhe sigurisht që Ne e krijuam njeriun nga një copë balte” (Mu’minun, 12), dhe:
”Sigurisht që Ne e krijuam atë nga balta ngjitëse” (Saffat, 11).
Më pas, është bërë baltë (e zezë) e lëmuar. Allahu i lartësuar thotë:
”Vërtet që Ne e krijuam njeriun prej argjilës së poçarisë të baltës së zezë e të
lëmuar”(Hixhër, 26).
Pastaj, është tharë dhe është bërë argjilë, si balta e poçarisë. Allahu i lartësuar thotë:
”Ai e krijoi njeriun (Ademin) nga balta e argjilës si balta e poçarisë” (Rrahman, 14).
Allahu i lartësuar i dha formën që deshi dhe i fryu shpirtin e vet. Allahu i lartësuar
thotë:
”Dhe kujto kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë do të krijoj një njeri (Ademin) prej
argjilës, prej baltës së zezë e të lëmuar. Kështu që, kur Unë t’i kem dhënë plotësisht
formën atij dhe t’i kem fryrë shpirtin që e kam krijuar për të, atëherë bini përmbys në
sexhde, para tij”. (Hixhër, 28-29)





Këto janë etapat e krijimit të Ademit, të cekura në Kur’an. Ndërsa, në lidhje me etapat e
krijimit të pasardhësve të tij, Allahu i lartësuar thotë:

”Dhe sigurisht që Ne e krijuam njeriun (Ademin) nga një copë balte. Pas kësaj, e
bëmë atë (njeriun, pasardhësin e Ademit) si Nurtfa (lëngu i ngjizur i bashkimit të
vezëve mashkullore me ato femërore), duke e strehuar atë në një banesë të sigurt
(mitra e nënës). Pastaj, e bëmë Nutfan një copë gjak të mpiksur. Pastaj, gjakun e
mpiksur e bëmë një xhungë mishi. Pastaj, i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e
nxorëm jashtë si një krijim të ri. I shenjtëruar, pra, qoftë Allahu, më i Miri i
krijuesve!” (Mu’minun, 12-14).

Sa i përket gruas së tij, atë e krijoi nga ai (Ademi). Allahu i lartësuar thotë:
”O ju njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushmi detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju
krijoi nga një (shpirt) njeri i vetëm (Ademi) dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij, dhe
nga ata të dy krijoi burra dhe gra të shumtë”. (Nisa, 1)
Me (ndihmën) Allahun vjen suksesi. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonë
Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shoqëruesit e tij.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetua: Shejh Abdul Aziz bin Baz, Shejh Abdu Rrezak el-Afif, Shejh Abdullah el-Gudejan, Shejh Abdullah el-Gu-ud. Fetwaja me numër 5167, f.69, vëllimi 1 i Fetuave të Komisionit të Përhershëm.