Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ka ndërruar jetë Reshat Bajrami, i arrestuari me rastin e aksidentit të policit në Tërrnoc


Ka ndërruar jetë Reshat Bajrami, i arrestuari me rastin e aksidentit të policit në Tërrnoc


Ka ndërruar jetë Reshat Bajrami, i cili ishte arrestuar me rastin e policit që humbi jetën në fshatin Tërrnoc i madh.
Rrethanat e vdekjes së Reshatit akoma nuk janë bërë të ditura, ndërsa lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar një i afërm i familjes së tij.

ternoci

Reshat Bajrami është arrestuar më 22 tetorë në aksionin e policisë lidhur me rastin e policit i cili ka humbur jetë në një aksident trafiku në hyrje të fshatit Tërrnoc.

Familjarët e të ndjerit kanë tentuar të marin informacione më të hollësishme nga stacioni policor në Bujanoc, të cilët sipas vëllaut të të ndjerit, pas një orë pritje, kanë thënë se nuk kanë informacione rreth këtij rasti. Gjatë ditës së djeshme familjarët e kishin vizituar të ndjerin Reshatin në burg, sipas tyre ai ishte ankuar se ka dhimbje në anën e zemrës, kjo edhe ishte vizita e fundit e familjarëve para se ai të ndërronte jetë. /presheva/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Gataloviq: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kurrë nuk i kanë takuar Kosovës!

Categories

Archives