Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

A ka gjumë në Xhenet?


A ka gjumë në Xhenet?


pyetje pergjigje

Pyetje: A flejnë banorët e Xhenetit dhe çka domethënë ajeti Kuranor:

{????????? ?????????? ?????????? ?????? ????????????? ?????????? ????????} [???? ???????: ????? 24]?

“Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme”. (El-Furkan: 24).

Përgjigja: Jo, ata nuk flejnë. Gjumi është vëlla i vdekjes. Në Xhenet nuk ka as gjumë e as vdekje, as sëmundje e as pleqëri, aq preokupime, brenga e mërzia, as urinoje, kryerje të nevojës e as erëra të këqija. Gratë nuk kanë as menstruacione e as lehoni. Njerëzit aty nuk kanë as inati, as mëri e as zili. Do të largohet mëria nga gjoksi i besimtarëve para se të futen në Xhenet, do të ndalen te Kantarja pasi që ta kalojnë Siratin dhe secili do ta merr hakun e vet ng ai që i ka bërë zullum, e pastaj u largohet mëria nga zemra e futen në Xhenet me një bardhësi të madhe. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{??????????? ??? ??? ?????????? ????? ????? ?????????? ????? ?????? ???????????????} [???? ?????: ????? 47].

“Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar”. (El-Hixhër: 47).

Kurse sa i përket ajetit Kuranor:

{????????? ?????????? ?????????? ?????? ????????????? ?????????? ????????} [???? ???????: ????? 24]?

“Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushim shumë të këndshme”. (El-Furkan: 24).

Domethënë: koha e pushimit të drekës. Allahu, subhaneuhu ve teala, do t’I llogaris krijesat në Ditën e Kiametit dhe do të përfundon në mesditë, e xhenetlitë do të pushojnë në Xhenet: “Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushim shumë të këndshme”. (El-Furkan: 24).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Harresa e lutjes para intimitetit!

Pra, gjumi është vëlla I vdekjes, e në Xhenet nuk ka vdekje.

Abdul-Aziz er-Raxhihi

p.s. Shejh Albani në librin e tij “Vargu i haditheve të sakta” na e sjell një hadith, për të cilin ai gjukon se është autentik sipas shumë transmetimeve që ka, ku Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Gjumi është vëlla i vdekjes, banorët e Xhenetit nuk flejnë”.

Shiko: “Vargun e haditheve të sakta”, fq. 74-78.

Këtë hadith disa dijetarë e vlerësojnë si autentik e disa si joautentik. Për ata që e vlerësojnë si autentik, ky hadith është përgjigja më e qartë dhe më e drejtëpërsëdrejtë në lidhje me këtë temë.

Bekir Halimi

Categories

Archives