Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ka ardhur koha për ndryshime në Kamenicë (VIDEO)

Ka ardhur koha për ndryshime në Kamenicë (VIDEO)

pd kamenice

Partia e Drejtësisë, ka hapur fushatën parazgjedhore edhe në Komunën e Kamenicës, ku edhe ka prezantuar kandidatët për asamblenë komunale të këtij qyteti. Në këtë tubim të parin elektoral në këtë qytet, u vlerësua se gjendja në këtë komunë, nuk do të mund të ndryshojë, përderisa në postet ekzekutive të mos jenë njerëz të drejt, të moralshëm, me vlera kombëtare dhe fetare.

Ferid Agani, kryetari i PD-së dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë, para qindra të pranishmëve, ka kritikuar qeverisjen aktuale në këtë komunë, duke thënë se nuk është bërë sa duhet për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të kësaj ane.

Ai  ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që nëse dëshirojnë ndryshime në jetën e tyre, të votojnë për numrin 70 dhe kandidatët për asamblenë komunale të Kamenicës.

“Ka ardhur koha që kjo gjendje të ndryshohet. Ka ardhur koha që në pozitat ekzekutive në komunë, të vijnë njerëz të cilët llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e kanë pjesë të personalitetit të tyre. Njerëz të cilët vlerat etike dhe morale i kanë të rrënjosure në traditën shekullore të familjeve të tyre. Me traditë kombëtare dhe fetare të familjeve të tyre. Këta njerëz duhet t’i zënë vendet në postet ekzekutive të komunës. Vetëm atëherë Kamenica do të mund të ndryshojë pamjen e saj”, ka thënë ai.

Zekirja Sërmaxha, kryetar i Degës së PD-së në Kamenicë dhe bartës i listës për asamblenë komunale, në këtë qytet, ka premtuar para qytetarëve vendas, se do të angazhohen për një jetë më të mirë, duke premtuar infrastrukturë të domosdoshme për gjithë komunën.

“Me pjesëmarrjen tonë në Kuvendin Komunal, do të angazhohemi që problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët t’i eliminojmë, duke punuar në sigurimin e infrastrukturës të domosdoshme për gjithë komunën. Si ujë, kanalizim, rrugë, shkolla, xhami dhe faltore, terren për sporte, pushim dhe rekreacion. Përmes sjelljes së investitorëve do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe punësim duke bërë edhe zbutje të varfërisë në komunë. Ne jemi ata të cilët nuk do të bëjmë dallim mes njerëzve, për neve të gjithë njerëzit janë të njëjtë”, ka pohuar ai.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Donatorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe shprehin interesim për investime në shëndetësinë kosovare

Modernizimi i administratës, transparenca dhe zvogëlimi i burokracisë, janë disa nga premtimet tjera të Sërmaxhës, duke thënë se PD-ja ka zgjidhje të mirë edhe për përmirësimin e gjendjes në arsim, shëndetësi, kulturë, rini dhe sport.

 

Në këtë tubim elektoral, para simpatizuesve të PD-së , me nga një fjalë rasti janë paraqitur edhe deputetët Gëzim Kelmendi dhe Jeton Svirca, të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve  që do të garojnë për të qenë pjesë e asamblesë komunale të Kamenicës. Me këtë rast u prezantua nëntë kandidatët e PD-së për asamblenë komunale të Kamenicës.

 

 

 

 

Categories

Archives