Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ju uroj shumë sukses fëmijëve tuaj dhe ju!



Ju uroj shumë sukses fëmijëve tuaj dhe ju!

Drejtori i një shkolle në Kolkata të Indisë, disa javë para provimeve, u dërgoi nga një letër të gjithë prindërve të nxënësve të shkollës. Në letër ai u thoshte:
Të nderuar prindër!
Provimet e fëmijëve tuaj pritet të fillojnë shumë shpejt… Unë e di interesin tuaj të madh që fëmijët tuaj të dalin sa më mirë në provime.
Por, ju lutem të keni parasysh diçka:
Mes të gjithë nxënësve të cilët do të ulen në provime, ka artistë të vërtetë, të cilëve nuk u duhet të jenë të shkëlqyer në matematikë.
Në mesin e tyre ka me aftësi të rralla në shkencat ekzakte dhe këtyre nuk u intereson fare histroa, apo letërsia angleze.
Mes tyre ka edhe fëmijë që kanë veshë për muzikë, të cilëve nuk u kushtojnë fare vëmendje notave në kimi.
Ka prej tyre edhe sportistë me shkathtësi të rralla fizike, të cilët nuk e honepsin fare fizikën.
Nëse fëmija juaj merr rezultatet më të larta, kjo është diçka e mrekullueshme. Por, nëse fëmija juaj nuk ka rezultate të larta, të lutem mos e privo nga besimi tek vetja dhe mos ia përdhos dinjitetin e tij. Në vend të kësaj, jepi një përqafim dhe i thuaj:”Nuk prish punë biri im. Është thjesht një provim.”
U thuaj se e do pavarësisht rezultateve të provimit.”
Ju lutem bëjeni diçka të tillë, sepse nëse arrini ta bëni, shumë shpejt do ti shihni fëmijët tuaj të triumfojnë ndaj vështirësive të jetës.
Një provim i vetëm apo rezultate të dobëta në provime, nuk i privojnë dot nga ëndrrat e tyre në jetë, nuk i privojnë dot as nga taletet me të cilat kanë lindur.
Ju lutem, mos mendoni se mjekët dhe inxhinierët e mëdhenj janë të vetmit të lumtur në botë~
Ju uroj shumë sukses fëmijëve tuaj dhe ju!
Drejtori i shkollës.