Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ju premtohet nje Xhennet qe mahnit !

Ju premtohet nje Xhennet qe mahnit !

xheneti premtim

*Transmeton Mugire ibn Shu’be nga i Derguari i All-llahut se ka thene:

”E ka pyetur Musai ajejhi-s-selam Zotin e tij:

-Cila eshte shkalla me e ulet e banoreve te xhennetit?

-Ajo i takon atij i cili arrin prane dyerve te xhennetit pasi qe kane hyre banoret e xhennetit ne xhennet, – e i thuhet:

-Hyr ne xhennet – e ai do te thote:

-Si o Zoti im? Kur njerezit kane hyre dhe i kane zene vendet e tyre dhe kane marre ate qe iu ka takuar – i thuhet:

-A je i kenaqur qe te kesh prone sa nje mbret prej mbreterve te dunjase? – do te thote:

-Jam i kenaqur, Zoti im. – do te thote (All-llahu):

-Per ty ka edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq – e ne te pesten robi do te thote:

-Jam i kenaqur, Zoti im! – e pastaj i thote (All-llahu):

-Kjo eshte per ty edhe dhjete here kaq dhe do te kesh ate qe e deshiron shpirti yt dhe ate, me te cilen kenaqen syte.

-Jam i kenaqur, Zoti im! -do te thote robi.

-E ata qe jane ne graden me te larte? -prape pyeti Musa.

-Jane ata, te cilet Une i kam zgjedhur. Me duart e Mia ua kam mbjellur nderin dhe e kam vulosur mbi ta, duke u dhene ate qe syte nuk kane pare, veshet nuk kane degjuar e as qe i ka shkuar nder mend njeriut.”

(Transmeton Muslimi)

*Transmetojne Seidi dhe Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thene:

”Kur te hyjne banoret e xhenetit ne xhennet do te therret nje thirres: “Per ju do te kete jete pergjithmone dhe nuk do te vdisni kurre. Per ju do te kete shendet dhe kurre nuk do te semureni, do te jeni gjithnje te rinj kurre nuk do te plakeni dhe per ju do jete kenaqesia dhe kurre nuk do te merziteni.”

(Trasmeton Muslimi)

Tags:

Categories

Archives