Tuesday, 17/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ju ka djegur dielli dhe nuk dini si të veproni?



Ju ka djegur dielli dhe nuk dini si të veproni?

47e29f9fe96a1771642fb05ac8a8fd00_XL

Ju ka djegur dielli dhe nuk dini si të veproni? Ndiqni këshillat në vazhdim, për të krijuar disa ilaçe shtëpiake kundër djegies nga dielli.

 

 

Çfarë duhet bërë?

 

Ajo që duhet të bëni në rast se jeni djegur nga dielli janë që të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta që përmbajnë betakarotenë.

 

Po ashtu, në pjesët e djegura kaloni një garzë të lagur me ujë të ftohtë; bëni dush të ftohtë dhe aplikoni krem për pas diellit.

 





Ndër zgjidhjet natyrale për pas djegies nga plazhi, janë domatet, patatet, bananet dhe kastraveci, të cilat janë shumë të mira për të qetësuar djegiet. Pritini në feta dhe kalojini në mënyrë delikate në pjesën e djegur.

 

Një tjetër zgjidhje shumë e mirë është duke grirë në mikser ose rende pak kastravec dhe duke e përzier me kos. Kjo maskë është freskuese për trupin dhe qetëson pjesën e djegur të tij.

 

Çfarë nuk duhet bërë?

 

Ajo çfarë NUK duhet kategorikisht të bëni nëse jeni djegur nga dielli është që të mos ekspozoheni sërish në diell, pasi në këtë mënyrë e acaroni më tej lëkurën.

 

NUK duhet as të hiqni cipat e lëkurës dhe as ta kruani atë. Madje nuk këshillohet që të pini as ujë të ngrirë.





Categories

Archives