Sunday, 16/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ju hapet goja? Ja çfarë tregon



Ju hapet goja? Ja çfarë tregon

Ne na hapet goja gjatë gjith kohës, por pse? Me intuitë ju do të mendoni se ka diçka të bëjë me “rizgjimin” tuaj kur ju jeni të lodhur, por edhe kjo teori është provuar e gabuar.

Hapja e gojës ekziston edhe në mbretërinë e kafshëve, por ne nuk e dim pse. Teoria më e shpeshtë ështëse hapja e gojës na lejon të thithim një sasi të madhe të oksigjenit e cila do të na zgjoj.

Nuk ka ndonjë dëshmi se hapja e gojës ndryshon nivelin e oksigjenit në trup, gjë që e vë në pyetje këtë teori. Në fakt, shkencëtarët kanë provuar të gjejnë një lidhje në mes hapjes së gojës dhe funksionit të zemrës por kanë gjetur shumë pak.





Një teori e re ka dalë e cila flet për temperaturën e trurit dhe ka kuptim. Hapja e gojës ka gjasë që e freskon trurin. Një eksperiment ka treguar se mbajtja e një qeske të ftohtë në kokë e ulë tendencën për hapje goje. Kjo tregon lidhjet e para të hapjes së gojës dhe temperaturës./gatuajshendetshem.com/