Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ji i fortë!



Ji i fortë!

Ji i fortë!

Të jesh musliman do të thotë që me ty është një Zot, Mëshiruesi dhe shumë Bujari.
Feja jote të mëson të mos e përsërisësh të njëtin gabim.
Të mëson të buzëqeshësh përballë fatkeqësive.. 
Të përpiqesh në marrjen e masave të duhura pastaj të rehatohesh më atë çka të përcakton Allahu.. sepse ajo që është përcaktuar për ty do të vijë edhe pse ndihesh shum i dobët..e ajo që nuk është për ty kurr nuk do ta arrish edhe nëse je më i forti i botës.
Prandaj kije frikë Allahun dhe kërko prej Tij me edukatë.
Nëse humb një betejë ..mos u dorëzo…porse pregatitu për fillimin e një beteje të re. Sepse jeta është e tillë “përparim dhe smbrapsje”
Mos e harro kurr Zotin dhe ujite shpirtin tënd me përmëndjen e Tij… dhe me përmallim për Të… sepse Ai është më i mëshirshëm për ty se prindërit e tu ndaj teje. .. dhe me i Aftë për të ndihmuar ty se të gjithë njerëzit.


Profesor AbdulKerim Bekar