Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

JETA NUK ËSHTË MË SHUMË SE NJË RRËFIM I SHKURTËR

JETA NUK ËSHTË MË SHUMË SE NJË RRËFIM I SHKURTËR

12038188_1642909279312337_3067512918965509882_n

JETA NUK ËSHTË MË SHUMË SE NJË RRËFIM I SHKURTËR

Dr. Aid el Karni, Allahu e ruajtë, thotë:

Ne nuk mundemi ta ndryshojmë të kaluarën e as ta pikturojmë të ardhmen, atëherë pse e mbysim veten me pikëllim për një gjë që nuk mundemi ta ndryshojmë?!

Jeta është e shkurtër, kurse synimet në të janë të shumta, prandaj shiko ka retë dhe qielli e mos shiko ka dheu dhe toka. Nëse të ngushtohen çështjet drejtoju Atij që e di çdo gjë dhe thuaj elhamdulilah për çdo gjë.

Anijen “Titanik” e ndërtuan me qindra njerëz kurse anijen e Nuhut, alejhi selam, e ndërtoi një njeri. E para u fundos, kurse e dyta e barti njerëzimin. Suksesi vjen vetëm se nga Allahu.

Ne në këtë tokë nuk jemi banor të saj po jemi nga Xheneti, ku babai ynë Ademi, alejhi selam, në fillim aty banonte, mirëpo zbritëm përkohësisht në këtë dynja që ta kryejmë një provim të shkurtër e pastaj shumë shpejt të kthehemi në vendbanimin tonë.

Prandaj tento të veprosh atë që tu ka dhënë mundësia për ta vepruar nga veprat e mira, e t’i bashkëngjitësh karvanit të punëmirëve, i cili do të kthehet në vendbanimin tonë të bukur dhe të gjërë, dhe mos e humb kohën në këtë tokë të vogël dhe të ngushtë.

Ndarja; nuk është ajo e udhëtimit, e as ajo e dashurisë, madje as vdekja nuk është ndarje sepse të gjithë do të bashkohemi në ahiret.

Ndarje e realët është që njëri të jetë banor i Xhenetit e tjetri të jetë në Xhehenem.

Jeta nuk është më shumë se një rrëfim i shkurtër!

Nga dheu mbi dhe e deri nën dhe, pastaj llogari dhe në fund shpërblim apo ndëshkim!! 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Një shkrim tjetër i dobishëm  EFEKTI I TË MENDUARIT

Categories

Archives