Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jeta në udhëkryqin e Kosovës


Jeta në udhëkryqin e Kosovës


udhekryq

Ndryshe prej udhëkryqit në komunikacion kur ju jeni mbrenda veturës dhe duhet të prisni 60 sekonda deri sa të ndezet drita e gjelbërt e pastaj të rreshtoheni djathtas, majtas ose drejtë, shumë të ri sot janë duke pritur më shumë se 13 vite në udhëkryqin e Kosovës.

Cila është zgjedhja yte ?

1) Të qëndrosh ende në udhëkryq, e të thuash “Hajt se do të behët mirë”.
2) Të lakohesh djathtas e ta marrësh rrugën e studimeve universitare.
3) Të lakohesh majtas e ta marrësh rrugën e panjohur.
4) Dhe opsioni i fundit “Të jetosh jashtë Kosovës”

E para: Edhe sa vite të duhen ty që të qëndrosh në të njejtin vend e të thuash “Hajt se do të behët mirë”. A nuk të mjaftojnë këto 13 vite si dëshmi se ky vend nuk po ndryshon asgjë për të mirën tonë. A nuk të mjaftojnë këto 13 vite që të bindesh se partitë të dojnë ty vetëm atëherë kur të vijë koha e zgjedhjeve. – Më trego se kur do të bëhet mirë.?

E dyta: Një ndër opsionet më të mira është opsioni i dytë, por fatkeqsisht i mirë vetëm në letër dhe në mendje, në praktik jo. Shumë të ri dhe të reja tani më i kanë përfunduar studimet e tyre, e shumë të tjerë po presin këtë vitë ti përfundojnë studimet, por fatkeqsisht mungon ajo që edhe duhet, pra mungon “Vendi i Punës”. – Ehh sikur të kisha një dajë që punon në qeveri !

E treta: Rruga e panjohur është drejtimi që fatkeqsisht shumë të ri mbas lufte janë kyçur gabimisht në atë rrugë, dhe shumë të tjerë fatkeqsisht po kyçen ende, më saktësisht fjala është për grupin e njerëzve që tani mirren me dukuri negative si shitja dhe përdorimi i drogave, bandat rivale, njerëz që mirren me prostuticion e shumë punë të tjera negative që shumica prej tyre përfundojnë në burgje ose me vrasje.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse ne nuk e festojmë Vitin e Ri?

E katërta: Ky është ndoshta opsioni më i mirë, pra fjala është që bashkëshorti/ja të jetë shqiptare që jeton diku në Europë si p.sh në Gjermani, Zvcërr, Francë, Angli etj. Ta braktisësh vendin e të jetosh jashtë Kosovës nuk është edhe e lehtë për një person, adaptimi në një vend dhe në një shoqëri tjetër kërkon kohë, por mos zhvillimi ekonomik dhe mungesa e punës janë shkaktarë pse shumë të ri tani po vendosin ta braktisin vendin përgjithmonë. – Ohh jetë o jetë.

Shkruan: Besnik A. Behluli

Categories

Archives