Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jeta është më e bukura dhuratë që Zoti ia ka bërë njeriut



Jeta është më e bukura dhuratë që Zoti ia ka bërë njeriut

Jeta është më e bukura dhuratë që Zoti ia ka bërë njeriut. Atë ia fali nga dashuria e Tij për të. Jeta është shprehja më e shtrenjtë dashurore që mund të ekzistojë. Ajo nuk blehet, sepse falet. Vetëm falet! Pas një tronditjeje të gjatë, nga brenda vërshojnë furishëm pyetje me interes të madh: vallë, ç’është ajo që e vret bukurinë e jetës dhe ç’e bën atë kuptimplotë? Çfarë i djeg ëndrrat e të gjallit dhe kush ia realizon ato? A ekziston gjë në këtë botë që nuk ka zgjidhje dhe të cilës nuk i gjendet shtegdalje? Cili është thelbi i baraspeshimit të jetës njerëzore? Ç’e lëviz Gjithësinë? Kush është njeriu dhe çfarë e ndëshkon atë? Po çfarë e lumturon? Po jeta, ç’është? Ç’rol luan besimi dhe bota e shpirtit për njeriun në këtë jetë? A e lumturon dot pushteti, fama dhe paraja zemrën e njeriut në mënyrë përfundimtare?! Çfarë e venit lulen e jetës dhe çfarë e gjallëron atë? A ekziston lamtumira? Rreth cilit sekret rrotullohet paqja dhe qetësia e këtij globi? A do të trokasë shpresa me bukurinë e vet në portën e asaj zemre që nuk ia ëndërron më trokitjen? Kush e bën diellin që të rrezatojë, sytë të shohin, jetën të ndryshojë, sëmundjen të largohet, frymëmarrjen të vazhdojë dhe të varfërin të mëkëmbet? Në fshije lotin dhe gëzoju jetës janë përgjigjet e këtyre pyetjeve, për atë që i dëshiron ato.

 

Agron Islami





Fshije lotin dhe gezoju jetes