Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jepini fund shqetësimeve: Ushtrime të dobishme për dhimbjet e nervit shiatik dhe fundshpinën



Jepini fund shqetësimeve: Ushtrime të dobishme për dhimbjet e nervit shiatik dhe fundshpinën

Dhimbja e nervit shiatik shtrihet në këmbë dhe gjymtyrë të poshtme. Ky nerv lidh femurin dhe shpinën. Në fakt, është muskul bazë për lëvizje të dukshme të kofshëve, ijeve dhe këmbëve. Nëse vuani nga nervi shiatik mund të lehtësoni dhimbjen me ndihmën e ushtrimeve në vijim:

Shtrihuni në dysheme me kurrizin dhe këmbët drejtë. Ngrini këmbën që ju dhemb, vendoseni në pjesën e jashtme të këmbës tjetër dhe tërhiqni gjurin drejt mesit të trupit. Mbajeni për 30 sekonda, dhe përsërisni me këmbën tjetër.

Siç jeni në këmbë, ngrini këmbën që ju dhemb mbi nivelin e gjurit tjetër dhe uluni në një kënd prej 45 gradë. Pastaj, përkulni bustin përpara duke shtrirë krahët paralel me dyshemenë. Me shpinën drejtë, qëndroni për 30 sekonda, dhe përsërisni me këmbën tjetër.

Në dysheme me fytyrë poshtë, pushoni kokën në një anë për dy ose tre minuta në anët. Pastaj vendosni bërrylat në dysheme për tu mbështetur, duke mbajtur ulur trupin për t’u çlodhur, merrni frymë.

Filloni në një pozicion të ulur me këmbët të hapura shumë. Pastaj, përkulni trupin dhe vendosni duart në tokë, duke u përpjekur ta prekni dyshemenë me bërryla. Mbajeni këtë pozicion për 20 sekonda.

Shtrihuni me gjunjë të mbledhura, kaloni këmbën që ju dhemb, mbani kyçin e këmbës me një dorë dhe gjurin me tjetrën. Në drejtim të shpatullave mbani të njëjtin drejtim me kyçin e këmbës për 30 sekonda.

Nga një pozicion i ulur, vendosni këmbët para jush dhe dorën e majtë në kyçin e djathtë dhe dorën e djathtë në kyçin e majtë. Tjetra, shtyni gjunjët, dhe mbajini për 30 sekonda.





Me duart të hapura sa gjerësia e shpatullave dhe gjunjët mbështetur në dyshem, ngrini këmbën që ju dhemb dhe uleni përsëri. Përsëriteni 15 herë.

Ndërsa shtriheni mbi këmbën e majtë, vendosni dorën e djathtë në gjunjë dhe ngrini dorën e majtë. Uleni krahun në drejtim të kundërt të gjurit ndërsa përpiqeni të prekni tokën me shpatullën.

Mbajeni për 20 sekonda, dhe përsërisni me këmbën tjetër.

Burimi: healthy-life-box
©gatuajshendetshem/a.c./





Categories

Archives