Sunday, 16/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jepini fund erërave të pakëndshme të gojës dhe trupit



Jepini fund erërave të pakëndshme të gojës dhe trupit

Te kesh arome natyrale nuk eshte aspak e kendshme, perderisa ne Amerike mund t’ju hedhin ne rruge nese djersiteni. Industrite per prodhimin e ketyre mjeteve nuk dine per krize, por ekspertet ju keshillojne qe me kujdesin tuaj te keni arome te kendshme si lule.
Aroma e gojes
Rregullisht vizitojeni dentistin! Dhembet e shendoshe dhe te paster jane kusht per arome te kendshme dhe per shendetin ne pergjithesi.

Cdo mbremje, para se me brushe t’i pastroni dhembet me fije per pastrim, shpesh duhet ta pastroni edhe gjuhen, ngase kjo do te thote shume nese deshironi te keni arome te kendshme.
Mos i anashkaloni shujtat. Tek disa njerez, aroma jo e kendshme ne goje shfaqet si pasoje e urise.
Ushqehuni me lloj-llojshmeri ushqimesh. Me me shume yndyre dhe proteina, e me pak karbohidrate.
Konsumoni shume lengje, kjo eshte nga gjashte deri ne tete gota uje ne dite, si dhe lengje frutash.
Kembet

Para se te mbatheni, pastroni kembet me uje te vaket dhe i fshini me kujdes, duke mos harruar qe edhe mes gishterinjve ta thani gjithe ujin.
Mos mbathni te njejta pale kepuce dy dite rresht. Pastroni shume shpesh dhe mos i mbathini derisa jane thare ne teresi.
Ekzistojne edhe disa perzierje, te cilat kontribuojne ne largimin e aromes jo te kendshme nga kembet.





Trupi
Beni dush se paku njehere ne dite, ne kete menyre me pak do te djersiteni dhe te gjitha bakteret e demshme qe grumbullohen ne lekure do t’i largoni. Perdorni sapun antibakterial. Ai do t’jua zvogeloje sasine e baktereve ne lekuren tuaj e me vete kete edhe aroma e pakendshme do te largohet.
Pas dushit trupin ta fshini me kujdes, ne kete menyre qe asnje pjese te mos mbetet e lagesht. Bakteret qe shkaktojne arome jo te kendshme nuk mbijetojne ne lekure te thate.
Po ashtu, mos e teproni me ushqim pikant dhe melmesa ngase ato e nxisin djersitjen.
Rrobat
Cdo dite perdorni rroba te pastra, ngase bakteret aty nuk ndjejne lageshtine. Rrobat tuaja le te jene prej materialeve natyrale.