Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jashari: Skam lidhje me sulmin në incidentin e Dobrosinit


Jashari: Skam lidhje me sulmin në incidentin e Dobrosinit


I akuzuari kryesor në grupin e Dobrosinit i njohur si “Lëviza e lirisë”, Valon Jashari para trupit gjykues ka mohuar kategorikisht veprat penale që i ngarkon prokurori Mauricio Salustro. Jashari tha se s`ka lidhje me sulmet në Dobrosin dhe tha se nuk i njeh asnjërin nga të akuzuarve. Unë jam kryetar i Lëvizjes dhe ne angazhohemi me mjete demokratike të zgjidhet problemi i Luginës tha Jashari.
Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Gjilan ndaj grupit të njohur si “Lëvizja e lirisë” që po udhëhiqet nga trupi gjykues që po kryesohet nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, ka dëshmuar I akzuauri I parë Valon Jashari.

gjyqi
Salustro nuk ka pasur shumë punë me këtë të akuzuar pasiqë ai qysh në fillim u deklarua se qëndron mbrapa deklaratës që ka dhënë në polici dhe hetuesi raporton rajonipress.

Valon Jashari ka mohuar kategorikisht veprat penale dhe ka dhënë sqarime rreth Organizatës “Lëvizja e lirisë”. “Unë s`kam lidhje me sulmet në punktin e Dobrosinit. Lëvizja që unë drejtoj s`ka lidhje me atë sulm sepse ne angazhohemi që problemi i Luginës të zgjidhet me mjete demokratike” tha Jashari.

Jashari tha se për sulmet në Dobrosin ka dëgjuar përmes mjeteve të Informimit.

Jashari gjithashtu tha se nuk i njeh asnjërin prej të akuzuarve. I pyetur rreth fotografive ku shihet i armatosur , Jashari tha se ato janë foto të luftës së UÇPMB-së. “Fotot nuk janë të shpikura e as të montuara, por ato janë të kohës së luftës së UÇPMB-së” tha Jashari.

Ndryshe në këtë proces gjyqësor janë shtjelluar të gjitha provat, janë dëgjuar qindra telefonata e CD dhe tani së fundit po dëgjohen deklaratat e të akuzuarve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Regjistrimi në Luginë, në marrëveshje me shqiptarët

Gjykimi vazhdon në shtator. Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktëson se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë.

image_pdf

Categories

Archives