Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Japonia synon dyfishimin e ushqimeve hallall


Japonia synon dyfishimin e ushqimeve hallall


halal ushqim

Japonia ka në plan për të rritur eksportin e saj të ushqimit hallall, pasi kërkesa për ushqim japonez po rritet në vendet muslimane të Lindjes së Mesme dhe Azisë. Kryeministri japonez Shinzo Abe ka njoftuar planet për të dyfishuar eksportet e ushqimit hallall deri në vitin 2020, lëvizje kjo që do ti sjellë vendit përfitime shtesë prej 10.3 miliardë dollarësh.

Agjencia Kuvajtiane e Lajmeve njoftoi se qeveria japoneze është e përgatitur për të paguar për gjysmën e shpenzimeve, duke përfshirë objektet e përpunimit të ushqimit të bëra në përputhje me standartet hallall.

Qeveria japoneze shpreson për të rritur eksportet në mishin e viçit në veçanti. Ata gjithashtu kanë për qëllim për të zgjeruar tregun për në Arabinë Saudite, Indonezi dhe Malajzi. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Edhe Erdogan apelon për shtim të natalitetit: Lindni minimum 3 fëmijë

Categories

Archives