Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Japoni, rikthehet kriza e Fukushimas

Japoni, rikthehet kriza e Fukushimas

Agjencia Bërthamore Japoneze njoftoi se vendi mund të përballet me një krizë të re në impiantin e Fukushimas, si rrjedhojë e grumbullimit të ujërave radioaktivë në nëntokë.

japonia fukushima

Një barrierë e ndërtuar pas incidentit të rëndë që shkaktoi tërmeti i marsit 2011 mund të tejshpohet brenda tre javëve, paralajmëroi Agjencia.

Në këtë rast, një sasi e madhe uji i kontaminuar mund të shpërndahet në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar dëme të rënda jo vetëm për ekosistemin japonez, por edhe për atë të vendeve fqinje e mbi të gjitha për jetën njerëzore.

Që prej shkatërrimit të ndodhur dy vjet më parë, ka pasur disa raste rrjedhjesh shqetësuese nga Fukushima, ndërsa operatori i centralit, “Tepco”, është kritikuar rëndë për mungesën e transparencës në lidhje me gjendjen në reaktorë.

Gjatë korrikut, për herë të parë, “Tepco” pranoi se një barrierë e nëndheshme ishte dëmtuar dhe se kishte pasur rrjedhje në det, por theksoi se ishte duke punuar për ndreqjen e problemit, ndërsa theksoi se diçka e tillë nuk do të përsëritej sërish. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Spiuni i Wikileaks dënohet me 35 vjet

Categories

Archives