Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Janina Sorger tregon eksperiencën e saj drejt Islamit!

Janina Sorger tregon eksperiencën e saj drejt Islamit!

janina

Balerina 23 vjeçare nga Cyrihu, Janina Sorger, tregon për qëllimin dhe përcaktimin e saj në jetë duke zgjedhur islamin si sistem të jetës

Gjatë pushimit të detyruar për shkak të një lëndimi, balerina profesioniste rastësisht dëgjon Kuranin dhe nga ai moment kishte filluar interesimi për fenë Islame.

“Në mjedisin tim nuk kishte muslimanë praktikues”, thotë Janina Sorger.
Pasi përqafova islamin, në fillim kisha probleme. Kishte paragjykime dhe reagime të forta nga prindërit dhe njerëzit që më rrethonin. Kur më panë për herë të parë me shami, prindërit e mi u shqetësuan pa masë, ata frikoheshin se do të më humbnin, por pas bisedave të shumta ata filluan të më kuptojnë dhe filluan të ndihen më të qetë.”

“Shumë njerëz mendojnë se në Islam burrat bëjnë presin tek gratë e tyre që të mbulohen. Kjo nuk është aspak e vërtetë, unë kurrë këtë nuk do ta bëja nga forca, mbulesën e kam vënë nga dashuria për Zotin dhe fenë time.”

“Elhamdulilah që unë sot unë frymoj si një muslimane dhe ndihem shumë krenare që Allahu më dha mundësinë ta kuptoj të vërtetën” shprehet ajo.

Edhe pse e re, Sorger është shumë e njohur në Zvicër për shkak të përformansave të saj shumë profesionale.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kolorado, shtohen viktimat e përmbytjeve
Tags:

Categories

Archives