Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A janë të lejuara operacionet plastike?


A janë të lejuara operacionet plastike?


operacionet plastike

Pyetje A janë të lejuara operacionet plastike dhe a lejohet mësimi apo praktikimi i këtij profesioni?

Përgjigje Operacionet plastike ndahen në dy lloje:

1- Operacione që kryen për të larguar një të metë të shkaktuar nga një aksident, apo diçka tjetër. Këto operacione janë të lejuara, sepse Profeti alejhi selam ka lejuar njërin prej shokëve të tij, të cilit i ishte këputur hunda në një betejë, që të vinte në vend të saj një hundë prej ari.

2- Operacione që kryhen për të zbukuruar një pjesë të caktuar të trupit. Këto operacione janë të ndaluara, sepse Profeti alejhi selam ka mallkuar tre kategori grash:

ato gra që shkulin qimet e veta apo të një tjetreje,
ato gra që shtojnë flokët’ veta apo të një tjetreje (me flokë të huaj),
ato gra që bëjnë tatuazhe në trupat e tyre apo në trupat e të tjerave.

Shkaku i mallkimit të këtyre grave është se ato përpiqen që, me anën e këtyre mënyrave, të përsosin bukurinë e tyre e jo që të heqin ndonjë të metë fizike.

Përsa i përket studentëve të mjekësisë, programi mësimor i të cilëve përfshin edhe këtë lëndë, atyre u lejohet mësimi i kësaj lënde, me kusht që ta praktikojnë vetëm në rastet e lejuara, siç e përmendëm edhe pak më sipër. Pra, detyra e specialistëve të kësaj fushe është, jo vetëm që të mos kryejnë operacione plastike të ndaluara, por edhe të këshillojnë të tjerët që të mos e bëjnë një gjë të tillë, sepse këshilla e mjekut bën më tepër efekt në raste të tilla.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “PYETJE DHE PERGJIGJE RRETH GRUAS NE ISLAM”
SHEJH UTHEJMIN ALLAHU E MESHIROFTE.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kam problem me pagjumsin,nuk me zë gjumi edhe pse përdori tableta me rekomandimet e mjekut

image_pdf
Tags:

Categories

Archives