Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

James Berisha fluturon drejt Google Play

James Berisha fluturon drejt Google Play

berishaNjë fluturim i vetmuar anembanë botës mund të jetë ëndërr e gjithkujt, por për James Berishën nga Kosova, fluturimi rreth botës ishte një detyrë patriotike ku me aeroplanin e tij Cessna 172 ka kaluar mbi 97 shtete të botës duke kërkuar njohjen e vendit të tij. Ai madje u zë edhe si i burgosur në Eritre, për disa muaj me radhë, duke u konsideruar si spiun edhe pse në fakt ai vetëm po vazhdonte misionin e tij.

Por së fundi misioni i tij duket se po merr një kahje tjetër drejt botës digjitale, falë punës së Arian Dedajt, që ka sjellë në Google Play lojën e quajtur “James Adventure” – Please Recognize the Independence of Kosovo” dhe që bazohet rreth misionit të James për të kapur njohje të reja të Kosovës e për të falenderuar ato që e kanë njohur deri më sot, e që janë 98.

James Adventure, një titull që nisi si koncept gjatë AppCamp Kosovo 2012, mund të shkarkohet në këtë fazë nga Google Play, dhe pasi të instalohet në tablet apo smartphone me bazë në Android, Aventura mund të nisë. Duke prekur në ekran ju kontrolloni fluturimin e aeroplanit, ndërsa gjersa jeni në qiell ju fluturoni drejt balonva që kanë flamujt e shteteve që kanë njohur Kosovën apo që ende nuk e kanë njohur, e të cilat sjellin pike për ju.

Gjatë fluturimit ju mbledhni edhe disa “coins”, të cilët në një faze tjetër duket se do të shfrytëzohen për blerje brenda lojës, apo një koncept që njihet si “in-game buying’s”, ndërsa ju duhet edhe të ruani aeroplanin e Berishës, pasi që drejt jush vijnë raketa, në cilësin e armikut që dëshirojnë të pengojnë misionin për të sjellë më shumë njohje për Kosovën. E për ta ruajtur ju mund të shfrytëzoni edhe disa mburoja që mund të mblidhen gjatë fluturimit e që për një kohë të shkurtër e bëjnë të paprekshëm aeroplanin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ndërto: Shtëpi vs Faqe interneti

Në rast se godisni jashtë hapësirës fluturese, ju dëmtoni aeroplanin, megjithëse James si një hero i vërtetë shpëton me ndihmën e parashtusë dhe para jush sjellë rezultatin e pikëve që keni fituar në gjiron përkatëse e të cilin rezultat mund ta ndani me miq në Facebook.

James Adventure nuk do të ndalet me kaq dhe shpejt do të sjellë edhe risi drejt lojtarëve, por të cilat do të shpalosen me kohë me përditësimet e radhës të lojës. Ndërsa pës iOS ka plane, megjithëse nuk dihet se kur mund të pritet debutimi./Digjitale/

Categories

Archives