Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Jam në lidhje me një vajzë qe 3 vite…Çfarë do kishit thënë lidhur me këtë?


Jam në lidhje me një vajzë qe 3 vite…Çfarë do kishit thënë lidhur me këtë?


martesa

Pyetje: Jam në lidhje me një vajzë qe 3 vite, atëherë nuk isha i udhëzuar dhe babai i saj ia ndalonte të takohet me mua, por ajo megjithatë ka vazhduar. Para dy diteve, deshi Allahu dhe më udhëzoi por tani prapë se prapë babai i saj kundërshton me arsyen që kushtet materiale i kam të këqija ndërsa vajza e tij është mësuar me kushte maksimale. Unë tashmë, jam ndarë nga vajza sepse feja një lidhje të atillë nuk na lejon si dhe prindi i saj kundërshton. Çfarë do kishit thënë lidhur me këtë?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut… Nëse një person ka anuar apo anon drejt një femre, atëherë duhet të ndjekë rrugët e sakta për realizimin e një lidhje të shendoshë sheriatikisht, rrugë që kënaqë Allahun e Lartësuar. Pra, duhet të trokasë derën e familjes së vajzës haptas dhe të kërkojë leje për martesë. Nëse dy palët janë dakord për një lidhje të atillë, kjo është forma që duhet të ndjekë njeriu që e do hallallin (të lejuarën) dhe besojmë se ti je një nga ata që e do hallallin. S’ka dyshim se prindërit e një femreje kur marrin lajmin për një lidhje pa lejen e tyre, refuzojne dhe hidhërohen edhe nëse djali është nga të mirët, dhe si pasojë gjejnë arsyetime për mospajtim në atë lidhje. Të keshilloj që të gjesh një mësit /shkues, apo ndonjë njeri me peshë dhe pozitë që të ndërmjetësojë te prinderit e saj dhe po ashtu ta ndihmosh veten me lutje tek Allahu. Ka mundësi të mendosh se një gjë është e mirë për ty, por mund të ndodhë edhe e kundërta, që një martesë e mundshme me atë vajzë të mos jetë e qëlluar, andaj kërko ndihmën e Allahut. Gjithashtu edhe vajza duhet të ndihmojë në këtë aspekt duke folur për sjelljet dhe cilësitë që ti ke, megjithëse nuk jeni të barabartë në pasuri dhe gjëra të ngjashme të kesaj bote, sepse pasuria është gjë e përkohshme dhe një ditë mund të humbet. Besojmë se kjo që të ka ndodhur është një mësim për ty në jetë, sepse kemi parë se shumë lidhje dashurie para martese kanë përfunduar me jolumturi bashkëshortore. Allahu e di më së miri.he

Një shkrim tjetër i dobishëm  A do të llogaritet njeriu për vesveset dhe mendimet e tij?

Hoxhë Valdet Kamberi

image_pdf

Categories

Archives