Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Vietnam
+20C

“Jam djali i Xhavit Halitit, mos më prekni!”

User Rating

djali i xhavit halititShpëtimi nga përgjegjësitë dhe ndëshkimi i ligjit kohët e fundit ka marrë një tjetër formë. Kështu, të rinjtë në Kosovë kanë gjetur një mënyrë specifike për të shpëtuar, ndërsa janë problematikë dhe bëjnë veprime që bien ndesh me ligjin, ata kërcënojnë policët duke thënë se janë bijtë e pushtetarëve.

Një i ri kosovar, duket se është frymëzuar nga bijtë e pushtetarëve të cilët bien shpeshherë ndesh me ligjin dhe nuk hezitojnë t’i kërcënojnë ata në emër të baballarëve të tyre, e madje edhe t’i sulmojnë policët.

Pas një aksidenti trafiku që kishte shkaktuar në Prishtinë të martën, një i ri i kishte kërcënuar policët që të mos marrin masa ndaj tij, duke u thënë se është djali i Xhavit Halitit, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan “Tribuna”.

Sipas burimeve të gazetës brenda policisë, duke pretenduar se është djali i Halitit, ai edhe i kishte kërcënuar policët. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë shumë detaje, përveçse kanë njoftuar se është shkaktuar një aksident trafiku.

I dyshuari po vazhdon të mbahet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, që nga e marta dhe duket se i është plotësuar një dëshirë.

Ai e ka kaluar natën në qeli bashkë me nipin e kryeministrit Hashim Thaçi, Leotrimin, i cili të mërkurën mbrëma u arrestua për kërcënim me vrasje dhe me djalin e kryetarit të Lipjanit, Shukri Bujës, që u arrestua të martën për armëmbajtje pa leje.

Për dallim nga këta dy të fundit që e kanë paralajmëruar policinë se bijtë e kujt janë dhe se sa të fortë janë, ky i fundit ka dalë që nuk është djali i Xhavit Halitit. /albeu./

Related Post

POST YOUR COMMENTS

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

Categories