Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jahjaga: Nuk do të lejohet bartja e shamive në shkolla


Jahjaga: Nuk do të lejohet bartja e shamive në shkolla


jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se nuk do të lejohet assesi bartja e shamive në shkollat publike.

“Kjo nuk lejohet dhe nuk do të lejohet, sepse Republika e Kosovës është shtet laik”, ka thënë ajo, duke folur për shkollat publike dhe për vajzat nën moshën 16-vjeçe.

Këto deklarime ajo i ka bërë në një intervistë për emisionin Rubikon të KTV-së,

“Nuk do të lejohet bartja e shamisë”, ka thënë ajo.

Jahjaga ka folur edhe për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duke thënë se manipuluesit e votave do ta marrin dënimin e merituar.

“Është e rëndësishme të kemi zgjedhje të liria, të ndershme dhe demokratike dhe të kemi proces fer dhe gjithë procesit zgjedhor. Unë apeloj për një ndërgjegjësim për të gjithë pjesëmarrësit dhe garantoj për mos cenimin e votave”, ka thënë Jahjaga.

Lidhur me vizitën e kryeministrit serb, Ivica Dacic, Jahjaga e ka quajtur “të panevojshme dhe që nuk i kontribuon situatës së përgjithshme”

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Davutoglu: Erdogan u keqkuptua në Prizren

Categories

Archives