Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja si Maqedonia i plaçkit kosovarët (Foto)


Ja si Maqedonia i plaçkit kosovarët (Foto)


Kjo është një fletë pagesë të cilën e siguroi Portalb, që autoritetet e Maqedonisë ua kërkojnë qytetarëve të Kosovës. Në të nuk ka as datë e as vulë, është një nga ato që vite më parë janë nxjerrë nga përdorimi në zëvendësim me llogaritë fiskale në vend, që domethënë janë jo-ligjore. Vendkalimi kufitar në Bllacë dhe Jazhincë është tërësisht i mbyllur për automjetet, ndërsa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të paguajnë taksat e vendosura nga Qeveria e Maqedonisë.

fletepagese

Bllokada nga shoqata e transportuesve Makamtrans është e paligjshme sepse qytetarëve u bllokohet lëvizja e lirë, vepër kjo që duhet dënuar pasi që në bazë të ligjit për tubim publik është e ndaluar protesta në rrugë magjistrale dhe autostrada. Policia e Maqedonisë nuk ndërmerr asnjë vepër, madje i mbron ata si që shihet në foto.

 

Ngërçi mes Maqedonisë dhe Kosovës vijon edhe sot, pavarësisht se një ditë më parë u ra dakord pjesërisht për normalizimin e situatës.

Qeveria në Shkup vlerëson se zgjidhja mund të arrihet me heqjen e njëkohshme të vendimeve nga të dyja shtetet.

Mbrëmë u tha se pati një marrëveshje mes të dyja vendeve, por kjo gjë është kundërshtuar nga Shkupi, ku qeveria është shprehur se nuk ka pasur asnjë konsensus.

“Nuk ka marrëveshje për heqjen e ndalesave nga pala kosovare për importin e prodhimeve maqedonase në Kosovë dhe për heqjen e masës së vendosur maqedonase për pagesë për hyrje të qytetarëve të Tetovës dhe mjeteve transportuese në Maqedoni. Në thelb nuk ka një marrëveshje të tillë dhe nuk është e nevojshme, për shkak se me vetë heqjen e ndalesës nga pala kosovare do të ndërpritet edhe masa maqedonase për pagesën, për shkak se kjo masë e jona edhe ashtu është formuluar në vendimin e ndërmarrë më parë se kur do të tërhiqet ndalesa kosovare do të ndërpritet edhe ajo”- shprehet qeveria maqedonase.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mbi 1 milion haxhilerë kanë arritur në Arabi

Autoritetet e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po shqyrtojnë mundësitë për anulimin e vendimeve për taksat rrugore për shtetasit e Kosovës dhe për prodhimet maqedonase për tregun kosovar. /Portalb

image_pdf

Categories

Archives