Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja si duket Xhenneti – Përshkrimi i Xhennetit



Ja si duket Xhenneti – Përshkrimi i Xhennetit

Nëse pyet për tokën dhe dheun e tij (Xhenetit), ai është nga misku dhe nga shafrani. Nëse pyet për kulmin e tij, ai është Arshi (Froni) i më të Mëshirshmit. Nëse pyet për gurët e tij, ata janë margaritarë dhe xhevahire.
Nëse pyet për ndërtesat e tij, ato janë të bëra nga tullat e arit dhe të argjendit. Nëse pyet për pemët e tij, atëherë ai s’ka asnjë pemë veçse e ka trungun nga ari dhe nga argjendi.
Nëse pyet për frutat e tij, ato janë më të buta se gjalpi dhe më të ëmbla se mjalti.
Nëse pyet për gjethet e tij, ato janë më të buta se pëlhura më e butë. Nëse pyet për lumenjtë e tij, ata janë lumenj të qumështit, shija e të cilëve nuk ndryshon, dhe lumenj të verës, e cila është e shijshme për ata që e pinë; dhe lumenj të mjaltit të pastër e lumenj të ujit të freskët.
Nëse pyet për gotat e tyre, ato janë të kristalta (të shndritshme), të bëra nga ari dhe nga argjendi.
Nëse pyet për hijen e tij, atëherë një kalorës i shpejtë do të kalëronte në hijen e njërës prej pemëve të tij për njëqind vite dhe s’do të mund t’i ikte asaj.
Nëse pyet për hapësirën e tij, atëherë më i ulëti nga banorët e tij do të ketë brenda mbretërisë së tij dhe brenda mureve, pallateve e kopshteve largësi që do të përshkohej për njëmijë vite.
Nëse pyet për tendat e tij, një tendë është si një margaritar i fshehur, me gjatësi prej gjashtëdhjetë miljesh.
Nëse pyet për kullat e tij ( pallatet), ato janë dhoma mbi dhoma, nën të cilat rrjedhin lumenj. Nëse pyet se sa lart mbërrijnë në qiell, shiko yllin shndritës që duket dhe ata që janë larg në qiell, të cilët s’mund t’i mbërrijë shikimi.
“Në Xhenet ka dhoma që u duket pamja e jashtme nga brendësia e tyre dhe brendësia e tyre nga jashtë.
Nëse pyet për teshat e banorëve të tij, ato janë nga mëndafshi dhe nga ari.
Nëse pyet për shtretërit e tij, mbulojat e tyre janë nga mëndafshi më i butë, të shtruara në nivelet më të larta të tij.









Categories

Archives