Sunday, 23/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ja sëmundjet që shëroni duke konsumuar preshin



Ja sëmundjet që shëroni duke konsumuar preshin

Nëse keni probleme me konsumimin e preshit, atëherë gaboheni pasi kuron një sërë sëmundjesh. Preshiprasi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.

Preshi përmban vetëm 27 kalori, e teksa është i pasur me ujë (97 %) është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Ai eshte mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha na i lehtëson tretjen. Vetitë e tij nuk kanë përfunduar, pasi është i pasur me kalium dhe natrium.

Pjesa e bardhë është e pasur me sheqere natyrale, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos i avulluar substancat ushqyese, para së gjithash vitaminat C dhe A.