Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja se si të kërkoni më mirë në Google

Ja se si të kërkoni më mirë në Google

kerko ne google

Gjatë viteve të kaluara, Google ka ndërtuar një bazë të madhe me të dhëna, të cilën e quan Grafi i Diturisë, që është dizajnuar për ta bërë makinën tashmë të mrekullueshme të kërkimit edhe më të shpejt dhe më të lehtë për përdorim.

Njëra nga veçoritë e kësaj vegle të kërkimit është edhe moria me karakteristika të dobishme, të cilat mund të mos jenë edhe aq të njohura: nëse e shkruani fjalën ose frazën e duhur për kërkim, mund të shihni informacione të hollësishme, pa pasur nevojë që të klikoni një lidhje ose të shkoni tek një faqe e ndarë.

Ja disa gjëra që mund të bëni:

1. Shndërrime të monedhave. Udhëtoni jashtë? Google mund të ju mbulojë. Makina e kërkimit mund të shndërrojë monedhat si euron apo dollarin që futet në fushën e tekstit në dhjetëra monedha të tjera ndërkombëtare. Vetëm shkruani “10 dollarë” dhe Google e rikthen këtë sasi të shndërruar në euro. Nëse jeni duke kërkuar për ndonjë lloj tjetër, zgjidheni atë nga menuja rënëse.

2. Shndërrimi i njësive. Matjet nuk janë problem, po ashtu. Grafi i Diturisë i Google mund të ju ndihmojë me shndërrime të ndryshme. Makina e kërkimit mund të shndërrojë një mori të gjerë të matjeve, duke përshirë gjatësinë, gjerësinë, vëllimin dhe temperaturën. Për shembull, shkruani “2mm to inches” në kutinë e kërkimit, shtypni Enter dhe Google do ta kryejë pjesën aritmetike. Nga atje, ju mund të shtypni menunë rënëse për lloje të ndryshme të njësive.

3. Përkthime. Google po ashtu mund të përdorur si një përkthyes për fjalë individuale ose fjali të plota. Për shembull, shkruani “Where is the library in Spanish” dhe Google do ta përkthejë atë për ju.

4. Vegla. Google ka fjalor dhe llogaritës të brenda-ndërtuar, duke shtuar mundësi të reja. Këto mund të aktivizohen duke shkruar një ekuacion në kutinë e kërkimit, duke përdorur etiketën “define” ose thjesht mund mos e shkruar një fjalë siç duhet. Është po ashtu mundësia për ta vendosur një numërues së prapthi: vetëm shkruani “30 minute timer” dhe një numërues së prapthi i kohës do të paraqitet në makinë. Natyrisht, kohën mund ta lini sipas dëshirës.

5. Lokalizim dhe ndjekje. Makina e kërkimit mund të paraqes kohën e filmave lokalë, të ndjekë informacione për pako dhe informacione për fluturime të hollësishme. Google automatikisht do të paraqes teatrot lokalë dhe kohën e emisioneve në rezultatet e kërkimit pasi të shkruani emrin e një filmi të caktuar. Shkrimi i një kodi ndjekës do të ju tregojë se ku është pakoja juaj dhe kur do të mbërrijë. Shkrimi i një emri të fluturimit do të tregojë informacionet në lidhje me udhëtimin dhe shkrimi “flights from” ose “flights to” dhe një lokacion do të paraqes nisjet, arritjet dhe çmimet.

6. Shëndeti. Dëshironi edhe më tepër? Grafi i Diturisë mund të japë qasje të shpejt tek informacionet për shëndet, duke përfshirë kushtet, barnat dhe linjat telefonike të emergjencës. Shkruani një sëmundje të caktuar ose ndonjë ilaç për të marrë më tepër informacione; një frazë si “poison control” automatikisht do të sjell një numër të emergjencës.

7. Datat, kohët dhe faktet. Veçoritë e tjera përfshijnë datat për pushime ose ndonjë ngjarje tjetër me rëndësi, motin, kohën në lokacione të ndryshme përreth botës, informacionet lindjen dhe perëndimin e diellit dhe faktet për gjërat ushqimore. Çdo njëra nga këto mund të aktivizohet me urdhra të thjeshtë, si shkrimi “What day Christmas is,” “The weather in New York City,” “The sunrise in San Francisco,” or “How much protein is in an egg?”

Google në vazhdimësi është duke shtuar veçori të reja, së bashku me gjëra të tjera argëtuese, në makinën e vet të kërkimit. Mundësitë e asaj që mund të gjeni dhe çfarë informacioni në shpejtësi mund të merrni duket të jenë të panumërta. (PCWorld Albanian)

Categories

Archives