Sunday, 24/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja sa qytetarë nga Maqedonia përdorin Facebook

Ja sa qytetarë nga Maqedonia përdorin Facebook

Në këtë rrjet komunikimi e shoqërimi, logohen përditë 700 milionë njerëz, ndërsa hapen në çdo sekondë nga 5 llogari të reja

facebook maqedonia

Thuajse një milion qytetarë nga Maqedonia janë përdorues të rrjetit social Facebook.

Të dhënat zyrtare të Internet Worldstat, thonë se vetëm vitin e kaluar janë shtuar 90 mijë përdorues nga vendi ynë.

Numri i saktë i përdoruesve nga vendi, sipas kësaj statistike, është 936 mijë syresh.

Në rang botëror, numri i përdoruesve të Facebook-ut ka arritur shifrën prej 1 miliard, dhe vetëm 251 milionë janë nga kontinenti i Evropës.
Nga të gjithë të regjistruarit, 53 për qind janë burra dhe 47 për qind gra.

Në këtë rrjet komunikimi e shoqërimi, logohen përditë 700 milionë njerëz, ndërsa hapen në çdo sekondë nga 5 llogari të reja.

Internet Worldstat shkruan se janë grupmoshat prej 25 e deri 34 vjeç, më të pranishmit në këtë rrjet social.

Në Facebook shpërndahen në ditë 4.75 miliardë përmbajtje e lajme, ndërsa publikohen 300 milionë fotografi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tërmet në Shkup, epiqendra në lagjen Marino

Categories

Archives