Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja pse kosovarët emigrojnë!


Ja pse kosovarët emigrojnë!


Sot Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka publikuar analizën, e cila tregon arsyen e emigrimit të kosovarëve. Në analizën të titulluar “Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirë të migrojnë në vendet e BE-së” thuhet se shkaqet e migrimit janë:

Korrupsioni
Ekzistimi i krimit të organizuar
Mosfunksionimi i shteti ligjor
Niveli i lartë i papunësisë

kosovaret emigrimi

Madje në këtë analizë theksohet edhe arsyeja se personat që nuk kanë njohuri të duhur për politikat e migrimet të BE-së, janë të interesuarit për të migruar.

“Të gjithë këta faktorë bëjnë që migrimi në Kosovë të mos shihet vetëm si një fenomen që lidhet vetëm me dëshirën e qytetarëve të Kosovës për t’u larguar jashtë kufijve të Kosovës dhe për t’u vendosur në vendet e zonës Shengen apo vendet e tjera të BE-së, por është një fenomen i cili ka përmasa dhe gjenerohet kryesisht nga faktorët që janë brenda Kosovës”, tha Dren Doli, nga ky institut, shkruan Evropa e Lirë.

Delfina Elshani nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se një përqindje mjaft e lartë e qytetarëve kosovarë janë të gatshëm për t’u vendosur në ndonjë vend të BE-së, për shkak të kushteve jo të mira në të cilat jetojnë.

“Një faktor tjetër i rëndësishme i cili ndikon në gatishmërinë e qytetarëve për të migruar është edhe mosha. Personat që i takojnë grup moshën 15-25 vjet janë më shumë të prirë për të migruar drejt shteteve të BE-së, se sa personat që i takojnë moshës 25 deri në 64 vjeçare”.

“Kategoria e grup moshës 15-24 vjeç hyn për herë të parë në tregun e punës në Kosovë dhe mund të hasin në vështirësi të shumta për të gjetur mundësi punësimi, apo hasin në rroga shumë të vogla”, tha Elshani. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Autokolona e Bereqetit" mbërrin në Maqedoni

Categories

Archives