Wednesday, 22/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja prapaskenat e takimit ndërmjet Daçiqit dhe liderëve të Luginës


Ja prapaskenat e takimit ndërmjet Daçiqit dhe liderëve të Luginës


Jonuz Musliu zbardhë provokimin e ulët të kreut të Qeverisë serbe.

dacici citaku

Musliu në një intervistë për Kosovën Sot, tha se Daçiq përgojoi ministren kosovare.

“Ai tha se ka ardhur ajo bukuroshja, kurse ai nuk ka qenë aty, kurse ajo ka shkuar në Beograd, kurse sikur të kasha qenë edhe unë aty do të kishte kaluar shumë më mirë.

Unë reagova dhe i thash… ore po ti kush je a… a je farë kryeministri i shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme, apo je ndonjë far Don Zhuani… Unë i thash se për këtë të fundit ka shqiptarë mjaftë në Kosovë, ka atje mjaft Don Zhuana.

Këtu në këtë pikë edhe filluam të rrokemi akoma më shumë, duke kaluar situate në një atmosferë akoma më të tensionuar”, tha Musliu.

Përplasjet Musliu-Daçiq kanë ndodhur deri sa kreu i Qeverisë serbe ka folur në takim me krerët për bisedimet në Bruksel që janë zhvilluar me kryeministrin Thaçi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, e kur në Beograd kishte shkuar ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.

“Ishte shumë provokativ dhe këtë e bëri me qëllim që t’i jap orientim krejt tjetër takimit, i cili ishte caktuar me çështje konkrete.

Ai tha se ka ardhur ajo bukuroshja, kurse ai nuk ka qenë aty, kurse ajo ka shkuar në Beograd, kurse sikur të kisha qenë edhe unë aty, do të kishte kaluar shumë më mirë, shpjegoi Musliu.

Një shkrim tjetër i dobishëm  QSA shtron “Iftarin e Solidaritetit”

Categories

Archives