Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja emrat e ministrave të qeverisë Rama


Ja emrat e ministrave të qeverisë Rama


arben

Kryeministri i ri Edi Rama shpall kabinetin e ri qeveritar. Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se qeveria e re do te kete vetem nje pjese pa mandat deputeti, ndersa pjesen tjeter me mandatin e 23 qershorit ne Kuvend.

“Qeveria e re do te kete vetem nje pjese pa mandat deputeti, ndersa pjesen tjeter me mandatin e 23 qershorit neKuvend. Ajo eshte fryt i nje dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI qe dua ta falenderoj per frymen konstruktive per formimin e kabinetit te ri qeveritar”- tha Rama. 

Sipas tij shqiptaret nuk votuan per te ndryshuar thjesht kahun politik, por per te ndryshuar vendin, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverises. 

“Skuader me 90% te njerezve qe ulen per here te pare dhe me shume gra se ckane pasur qeverite e vendit ne 20 vjet. Keto jane shprehja kuptimplote e diktatit te revolucionit te votes ne 23 qershor. Do te shihni gra ne vende qe ne nje shekull shtet kane qene me tapi vetem per burra. Gjithcka eshte e menduar me kujdesin me te madh per te pasur ministra qe t’i sherbejne popullit dhe do te punojne dite nate me axhenden e qeverise se re per te ecuar me shpejt ne rrugen e rilindjes shqiptare”- tha ai. 

Sipas tij, qeveria nuk mund te kryejne me sukses misionin pa trupen e duhur parlamentare dhe zerin e forte ne Kuvend.

Kabineti Rama
Kryeminister Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi

MINISTRITE: 
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani 
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri 
3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli 
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati 
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha 
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço 
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri 
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti 
12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli 
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj 
15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka 

MINISTRAT E SHTETIT: 
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito 
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Cuci 
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Serbi Igori nga ortodoks u bë musliman Hamza: Do të vdisja për Allahun

Categories

Archives