Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja disa nga përfitime kryesore që marrim nga konsumi i selinos

Ja disa nga përfitime kryesore që marrim nga konsumi i selinos

Ja disa nga përfitime kryesore që marrim nga konsumi i selinos

1. Rregullon peshën
Një selino e madhe i ka vetëm 10 kalori. Për këtë arsye është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa.
2. Ndihmon në rastet e inflamacionit
Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.
3. Selinoja qetëson
Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.

4. Rregullon vlerën e acideve në organizëm
Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth.
5. Ndihmon tretjen
Përqindja e lartë e ujit bën që selinoja të jetë e mirë për tretjen. Kjo përqindje e lartë e ujit në kombinim me fibrat ndihmon edhe në rregullimin e jashtëqitjes.
6. Përmban kripëra të mira
Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.
7. Është e mirë për sytë
Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.
Patatja e ëmbël është superushqimi përfekt. Ajo është burimi më i mirë i vitaminës A – pasi plotëson 561% të kërkesës ditore dhe e gjithë kjo sasi vetëm në një patate – pataja e ëmbël ka disa fuqi të shumta për forcimin e imunitetit. Vitamin A mbështet sistemin imunitar dhe mban të shëndetshme traktin digjestiv dhe mushkëritë. Mund ta gatuani sipas dëshirës në avull ose të pjekur.
Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të këtij organi. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen”- thonë shkencëtarët.

8. Selino kontrollon kolesterolin e keq
Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në redukton e sasisë së kolesterolit të keq.
Ndërkohë kolesterolin e keq mund ta ulni duke përdorur yndyrna të shëndetshme si avokadot
Yndyrnat e avokados përmbajnë disa fitokimikate që ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq” LDL dhe të rrisë nivelin e HDL-së (lipoproteina me densitet të lartë) apo kolesteroli i mirë që ndihmon për pastrimin e kolesterolit të tepërt në trup.
Nga një studim i fundit nga një Mjekësia Ndërkombëtare niveli i LDL-së tek personat që kishin në dietën e tyre bathë dhe thjerrëza ra pothuajse dy herë më shumë se tek ata persona që nuk i konsumonin këto ushqime
Boronicat përmbajnë një antioksidant shumë të fuqishëm i quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura
Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën e tyre tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, niveli i kolesterolit në gjak- gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua më shumë se 11 për qind.

9. Ul shtypjen e gjakut
Selinoja e papërpunuar, është dëshmuar shkencërisht, e ul shtypjen e gjakut.
Përsa i përket hipertensionit Mjekësia Tradicionale  nënvizon se hipertensioni është i lidhur ngushtë me mëlçinë. Kjo sëmundje mendohet të jetë për shkak të kequshqyerjes si dhe mungesës së energjisë së brendshme. Statistikat kanë treguar se incidence e kësaj sëmundjejenë mesin e njerëzve që pëlqejnë ushqimet me yndyrë është 8.1 për qind, ndërsa për ata që pëlqejnë ushqimet e lehta është vetëm 2. 4 për qind.

Sipas MTK-së, hipertensioni është një reagim instinkt i trupit tonë, ashtu si edhe ngritja e temperaturës. Këto fenomene kanë qëllime vetëmbrojtëse. Ngritja e temperaturës bëhet për të vrarë bakteret dhe viruset që sulmojnë trupin. Por hipertensioni vjen kryesisht nga ngushtimi i arterieve si pasojë e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Si rezultat, ngrihet presioni në enët e gjakut. Kur bëjmë një jetë të shëndetshme ushqehemi si duhet dhe ndjekim këshillat e mjekut, gjendja shëndetësore e atyre që vuajnë nga hipertensioni përmirësohet.

Categories

Archives