Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja cilat janë ushqimet e shëndetshme për sytë, zemrën dhe veshkat

Ja cilat janë ushqimet e shëndetshme për sytë, zemrën dhe veshkat

Disa prej shumë ushqimeve të pasura me vitaminë A janë:

Specat e kuq

Vitamina A është emri që përdoret për një grup substancash të quajtura retinoide. Shumë njerëz e marrin atë nga ushqimet, megjithatë gratë shtatzëna duhet të marrin më shumë nga kjo vitaminë sepse ndihmon në zhvillimin e fetusit. Specat e kuq janë një burim i mirë i kësaj vitamine: Një gjysmë kupë me speca të kuq siguron thuajse gjysmën e dozës së kësaj vitamine që ju nevojitet në një ditë.

Spinaq

Ka 2 lloje të vitaminës A: njëri lloj (i marrë nga mishi, peshku, shpendët dhe produktet e bulmetit) është gati për t’u përdorur kur arrin në trup, ndërsa lloji i dytë (i siguruar nga një sërë frutash dhe perimesh, si spinaqi për shembull), duhet të përpunohet fillimisht në trup që të përdoret.

Mëlçia e viçit

Mund të mos jetë ushqimi juaj i preferuar, megjithatë është plot me vitaminë A, duke forcuar kështu sistemin imunitar – ajo mbron qelizat nga infeksionet. Vitamina A mbron gjithashtu antitrupat që luftojnë çdo rrezik.

Patate të ëmbla

Një arsye përse duhet ta mbushni pjatën me këtë perime: Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i vitaminës A. Një patate e pjekur ju siguron më shumë se 500% të sasisë që ju nevojitet çdo ditë.

Tortë me kungull

Vitamina A ndihmon në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe veshkave. Prandaj, nëse po kërkoni për një ëmbëlsirë, torta me kungull është e duhura. Kungulli është i pasur në beta-karotene, një antioksidues që trupi e kthen në vitaminë A.

Karota

Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet.

Categories

Archives