Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja cilat jane simptomat e syrit te keq,hasedit dhe sihrit sipas njerit nder hoxhallaret me te mire te rukjes (hoxhe i cili kendon Kuran,mjekon me Kuran;fry)

Ja cilat jane simptomat e syrit te keq,hasedit dhe sihrit sipas njerit nder hoxhallaret me te mire te rukjes (hoxhe i cili kendon Kuran,mjekon me Kuran;fry)

Dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe e lukthit, vjellja rrallë apo shpesh copa të gjakut, zënia në frymë, mos mbushja me oksigjen, humbje të vetëdijes pa shkak apo edhe për cikrrima të paarsyeshme, shikimi në ëndërr magjistarë dhe gjarpërinjë duke e kafshuar, djersitja, nervozizmi, humbja e vetëdijes, të qajturit, të dridhurit (por) gjatë leximit apo dëgjimit të Kuranit, janë pa dyshim nga simptomet e prekjes apo goditjes nga e keqja e magjisë – sihrit – pohon Shejh Halid El-Hibshi kurues sheriatik i njohur në botë për problemet me rrënjë metafizike – shpirtërore të mësyshit, hasedit dhe magjisë.

Dijetari Halid El-Hibshi thekson poashtu se, nuk duhet bazuar vetëm tek një simptom, por duhet bashkuar të gjitha që të diagnostifikohet përfundimisht i sëmuri se nga çka realisht ai është duke vuajtur!

Simptomat të prekjes të mësyshit dhe hasedit

Shejhu i madh i rukjes, Halid el-Hibshi, thekson se:

Fryerja e barkut pa asnjë shkak medicinal, rënia e vazhdueshme e flokëve tek gratë, shikimi në ëndërr se ndokush gruan shtatzane e godet në barkë me shqelm dhe gjatë natës ajo aborton, këputja e madhe e trupit, shpatullave dhe të ndenjurit sytë vetëm në gjumë, janë sindrome të prekjes të mësyshit dhe hasedit!

Categories

Archives