Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Izraeli funksionalizon mbrojtjen anti-raketore

Izraeli funksionalizon mbrojtjen anti-raketore

artikuj

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi sot se, vendi i tij tashmë ka operacionalizuar sistemin e mbrojtjes raketore Iron Dome, si masë kjo mbrojtëse ndaj sulmeve eventuale që do të mund të vinin nga Siria.

Sipas kryeministrit Netanyahu, Izraeli nuk është i përfshirë në luftën civile të Sirisë, por është shumë i përgatitur që të përgjigjet me forcë në rast se sulmohet prej atje.

Sipas medieve të huaja, nëse vije deri tek përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit sirian, Izraeli mund të sulmohet nga forcat siriane ose nga grupi militant shiit libanez, Hezbollah, i cili është një aleat i ngushtë regjimit të presidentit Al-Assad.

Përgatitja e Izraelit vjen në kohën kur fuqitë perëndimore po përgatiten për sulme ndaj caqeve siriane, për shkak të dyshimeve se regjimi i atjeshëm ka përdorur armatim kimik kundër popullatës civile.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Femrat australiane po bëhen muslimane

Categories

Archives