Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Itali, shpëtohen 115 sirianë


Itali, shpëtohen 115 sirianë


itali sirian

Marina italiane dhe rojet bregdetare italiane kanë arritur të shpëtojnë qindra refugjatë sirianë të cilët ishin nisur drejt Italisë. Refugjatët ndodheshin në një anije e cila hasi vështirësi në jug të brigjeve të Siçilisë.

Anija kishte lëshuar alarmin “SOS”, dhe ndodhej në rrezik kur gjendej rreth 300 kilometra në jug të Siçilisë.

Pas intervenimit, të gjithë pasagjerët u pajisën me jelekë të shpëtimit.

Valët e mëdha dhe të forta kishin vështirësuar operacionet e transferimit të pasagjerëve, por anijet e Rojës Bregdetare kanë arritur të shpëtojnë pasagjerët.

Në anijë ndodheshin 115 pasagjerë, ndër të cilët 6 gra dhe 25 fëmijë, të gjithë sirianë. Konflikti ne Siri ka bere qe me shume se 5 milion njerez te lene shtepite e tyre, per te kerkuar strehim brenda dhe jashte vendit. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Turqia, 2 miliardë dollarë nga eksporti i lajthive në 2016

Categories

Archives