Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Itali, alarm për helmim nga ullinjtë e zinj

Itali, alarm për helmim nga ullinjtë e zinj

Italia është në alarm përhelmim nga ullinjtë e zinj. Si shkak i këtij helmimi një grua ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin e Morgagni-Pierantoni, bëjnë me dije sot mediat italiane. Gruaja nga Firli ka përfunduar në spital me “botulisëm” një helmim i rëndë ushqimor simptomat e të cilit shfaqen nga disa orë deri në disa ditë pas ngrënies së ushqimit.

ullinjte italia

Ullinjtë ishin blerë në një supermarket “Eurospin” në Forli. Pas helmimit të gruas dhe rasteve të tjera më të lehta autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një produktit të testuar i cili ka rezultuar me nivel të lartë toksine “botulisëm”. Janë ullinjtë e zinj të ëmbël të markës “Bel Colle” me paketim 400 gram me afat skadence 25 dhjetor 2013. produkti ka rezultuar pozitiv në analizat e bëra nga ‘Instituti Zooprofilattico i Lombardisë” në Emilia Romagna. “Është e rëndësishme që kushdo që ka marrë një produkt me paketimin e mësipërm të mos e konsumojë dhe ta dorëzojë edhe nëse produkti është i hapur në pikën e shitjes ku e ka blerë”,- shpjegojnë ekspertët.

Analizat kanë vënë në alarm autoritetet kombëtare të ushqimit, të cilët i kanë kërkuar kompanisë të tërheqë menjëherë produktin nga tregu dhe të informojnë konsumatorin. /albeu/

Categories

Archives