Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Istighfari e heq ankthin e hap derën e furnizimit



Istighfari e heq ankthin e hap derën e furnizimit

RËNDËSIA E ISTIGFARIT!

Njerëzit shpesh e harrojnë rëndësinë e Istighfarit, pra të thuash ‘Estaghfirullah’ (Unë kërkoj falje nga Allahu). Është Suneti i Profetit tonë të dashur (sal Allahu alejhi we selem) të thuhet së paku 100 herë në ditë ‘Estagfirullah’. Le të shohim dobitë dhe virtytet e thënjes të kësaj lutje të thjeshtë dhe të bukur.

Istighfari është porta e lehtësimit dhe lumturisë. Kurdo që të jeni në gjendje të vështirë filloni ta lexoni atë dhe In shaa Allah do t’ju nxjerrë nga ankthit dhe do t’ju vë në një situatë paqësore dhe do t’ju japë lumturi.

Istighfari e heq ankthin e hap derën e furnizimit. Ai e hap derën e mëshirës dhe derën e dijes. Istighfari është gjithashtu portë e produktivitetit. Istighfari ua heq trishtimin brenda jush, kur jeni të shqetësuar dhe të frustruar dhe ankthi ju rrethon, thoni ‘Estagfirullah’.





Thënja ‘Estagfirullah’ është një metodë efektive për të qetësuar veten tonë. Gjithashtu ajo fshin shumëllojshmërinë e shqetësimeve të kësaj bote nga mendja dhe trupi ynë. Gjithashtu mund të na ndihmojë nëse vuajmë nga depresioni.
Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi we selem) ka thënë:”Nëse ndonjëri prej jush vazhdimisht kërkon falje nga Allahu, Allahu do të caktojë për të një rrugëdalje nga çdo shqetësim dhe lehtësim nga çdo ankth dhe do të sigurojë ushqim për të nga ku ai nuk pret.” Transmeton Ebu Davudi.