Tuesday, 13/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“ISTIGFARI, KJO KËRKIMFALJE ME MIRËSI MAHNITËSE”



“ISTIGFARI, KJO KËRKIMFALJE ME MIRËSI MAHNITËSE”

estagfirullah
Ne si muslimanë jemi të nevojshëm që regjistrat tanë t’i mbushim me kërkimfalje. Lusim Allahun të na falë mëkatet, ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë, ato që i bëjmë haptas dhe ato që i bëjnë fshehtas.
Kur themi estagfirullah lutemi që Allahu të na falë mëkatet dhe të na mbulojë në këtë botë dhe në Ditën e Gjykimit para krijesave.
Prej emrave të bukur të Allahut që përmbajnë istigfarin-kërkimfaljen në kuptimin e tij (emrit) janë edhe emrat:
1. El-Gafurr dhe ka kuptimin na mbulo mëkatet që ne i bëjmë. Ky emër është përmendu 91 herë në Kur’an dhe kjo jep të kuptojmë se duhet të nxitemi për të kërkuar falje. Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-zumer: 53). Në këtë ajet përmendet emri El-Gafurr.
2. El-Gafir-përmendet vetëm një herë në Kur’an. “I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt”. (Gafir: 3)
3. El-Gafarr-përmendet tri herë. “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë”. (Ta-Ha: 82).
A ka dallim mes këtyre tre emrave?
Disa prej dijetarëve kanë dhënë këto shpjegime:
a) El-Gafirr- kuptimi është se Allahu falë vetëm një mëkat.
b) El-Gafurr- falë vetëm mëkatet e mëdha, është falës i madh.
c) El-Gafarr- Ai i cili falë mëkatet e shumta. Sa herë që robi pendohet, Allahu e përsëritë faljen e Tij.
Njeriu nuk është i mbrojtur prej mëkateve. Përderisa në esencë prindërit tanë Ademi dhe Hava kanë bërë mëkate, automatikisht kuptohet se edhe ne jemi rob mëkatar.
Shtytësit tanë drejt mëkateve janë:
I. Nefsi- na zbukuron mëkatet. “…sepse nefsi anon kah e keqja, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu”. Pejgamberi alejhi selam.
II. Shejtani-armiku më i madh i përbetuar i njeriut.
III. Epshi dhe egoja-që shpeshherë na pengon nga rruga e Allahut.
IV. Dynjaja- dhe çka gjendet në to. Ka prej neve të dhënë pas zbukurimit të shtëpive, të dhënë pas celularëve, etj. Aq ka ndikuar dynjaja sa edhe mbulesën disa motrave ua ka ndryshuar. Motrat të cilat kanë vënë shamitë e tyre, të kujdesen që shamia e tyre të jetë tamam islame, jo evropiane. Askush në Evropë nuk lakmon stilin aziatik. Shamia nuk është për të ndjekur modë, por normë të Allahut.
“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ju të mos mëkatoni, Allahu do t’iu shkatërrojë juve dhe do të sjellë një popull që edhe mëkaton, por edhe i kërkoj falje Allahut”. Muhamedi alejhi selam. Ky hadith nuk na jep neve komoditetin që të jepemi pas mëkateve.
“Çdo bir i Ademit është gabimtar, por më i miri prej tyre është ai që pendohet”. Hadith.
Shumë njerëz kanë bindje se istigfari bëhet vetëm me gjuhë, jo edhe me zemër e gjymtyrë.
Istigfari jonë ka nevojë për istigfar, atëherë kur ne kërkojmë falje, por nuk i lëjmë mëkatet. Hasan el Basri.
Lukmani e porositë të birin e tij: “O biri im, bëje zakon që gjuha jote të thotë o Allah, më fal! Sepse ka çaste kur Allahu nuk e kthen lutësin.
“Shpeshtoni istigfarin në shtëpitë tuaja, sofrat tuaja, rrugët tuaja tregjet tuaja, sepse ju nuk e dini kur zbret falja”. Hasan el Basri.
Istigfari është ‘mjet’ që sfidon shumë teknika e metoda bashkëkohore për arritjen e rehatisë trupore dhe shpirtërore.
Thotë një dijetar:
1. Istigfari është jeta e shpirtit. Shpeshtoni istigfarin Allahu do të jetë me ty.
2. Shpeshtoni istigfarin, sepse Allahu nuk ju humb asnjëherë.
3. Shpeshtoni istigfarin se dynjaja është një çast dhe ikën.
4. Shpeshtoni istigfarin ashtu siç ka qenë zakon i Pejgamberit alejhi selam.
5. Shpeshtoni istigfarin, sepse pastrohesh nga mëkatet.
6. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve kanë qenë shkak për kalimin nga dështimi në sukses (në studime, biznes, etj.).
7. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan të sëmurët.
8. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan ata që kishin mësyshë, zili apo magji.
9. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve sterilitetin e kthyne në fertilitet, duke i furnizuar me fëmijë çiftet.
10. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu largohen vesveset dhe frika.
11. Shpeshtoni istigfarin derisa ta mposhtni shejtanin.
12. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu dojë Allahu.
13. Shpeshtoni istigfarin, sepse ju mjafton për çdo brengë.
ESTAGFIRULLAH WE ETUBU ILEJH.
Lus Allahun të kam përfituar unë dhe ju. Aty ku e kam goditë është nga Allahu, aty ku kam gabuar është prej meje dhe prej shejtanit.

Ligjëroi: Hoxhë Valdet Kamberi