Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Israja e Miraxhi dhe porosit e tyre


Israja e Miraxhi dhe porosit e tyre


israja dhe miraxhi

Falenderimet i takojne All-llahut xh.sh., Krijuesit te gjithesise, Udhezuesit te njerezimit, kursepershendetjet mbi Muhammedin a.s. i cili eshte derguar si meshire per mbare njerezimin! Ne vitin e 12-te te pejgamberise, i deshperuar nga vdekja e xhaxhait-Ebu Talibit dhe bashkeshortes se tij-Hatixhes dhe i lodhur nga refuzimet e mundimet qe ia benin mushriket e Mekkes e te rrethit te saj, Muhammedi a.s. qetesohet e ngushellohet me ftesen qe ia beri Allahu xh.sh. per t’u takuar me te ne hapesirat e larta qiellore. Kjo eshte njera prej muxhizeve (ngjarjeve te jashtezakonshme) te Muhammedit a.s., krahas muxhizes me te madhe te tij qe ishte shpallja e Kur’anit fisnik, i cili ka qene e do te mbetet i paarritshem e i paperseritshem. Sipas shumices se historianeve, kjo ngjarje ka ndodhur ne naten e 27-te te muajit Rexhep, nje vit para se Muhammedi a.s. te shperngulej prej Mekkes per ne Medine.

Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhetim nate prej Mekkes deri ne Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje ne sferat e larta qiellore), permendet si ne Kur’an ashtu edhe ne hadithet e Pejgamberit a.s. Ne Kur’an nje kaptine e tere quhet el-Isra, ne ajetin e pare te se ciles All-llahu xh.sh. thote: “Pa te  eshte Lartmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai eshte Gjithedegjuesi, Gjithevezhguesi”. Ne kete ajet permendet vetem njeri udhetim, Israja, kurse per Miraxhin flitet ne suren en- Nexhm, ajetet 1-18: “Pasha yllin kur bie (prej se larti poshte)! Shoku juaj (Muhamedi qe ju e njihni) nuk ka humbur, e as qe ka devijuar (nga e verteta). Dhe ai nuk flet nga deshira e tij.

Ai (Kur’ani) nuk eshte tjeter pos shpalljes qe i shpallet. Ate ia mesoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Qe ka mendje precize dhe qe u perqendrua ne formen e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili) ishte ne horizontin e larte (nga lindja). Pastaj u leshua dhe iu afrua. E ishte afer sa dy harqe (dy kute) apo edhe me afer. Dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli. Zemra nuk mohoi ate qe pa (me sy). A po I beni polemike atij per ate qe ka pare? Ate (Xhibrilin) e ka pare edhe heren tjeter. (E ka pare) tek Sidretul Munteha.

Qe prane saj eshte Xhennetul Me’va (kopsht strehimi). Atehere kur Sidren e mbuloi cka e mbuloi. Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhamedi) vertet, pa disa nga shenjat me te medha te Zotit te vet.”

Ndersa nga tradita e Muhammedit a.s. kemi kete rrefim: Enesi r.a. rrefen prej Malik ibnu Sa’sa’as r.a., i cili i ka percjelle fjalet e Pejgamberit a.s. qe I ka shprehur kur ai u ka treguar atyre per naten e Israse dhe Miraxhit, duke thene: “Derisa isha ne Hatim (pjese prane Qabes) – sipas nje transmetimi thuhet edhe kjo: ne nje gjendje midis gjumit e zgjimit – me erdhi njeri dhe ma cau (gjoksin) prej ketu e deri ketu (duke bere me shenje prej zgavres se fytit e deri ku mbijne qimet ne fund te barkut). Ma nxori zemren dhe e sollen nje ene floriri te mbushur me iman-besim, ma lane, ma mbushen (me iman) dhe ma kthyen ne vend. Pastaj ma sollen nje kafshe te bardhe qe ishte me e vogel se mushka e me e madhe se gomari. Ky ishte Buraku, i cili merrte rruge duke i vene kembet e para atje ku mberrinte shikimi. Me hipen mbi te. Me mori me vete Xhibrili a.s. dhe mberritem deri te qielli i dunjase. Lypi leje per t’u hapur dera. I thane (meleket mbrojtes te qiellit): ‘Kush eshte?’ U tha: ‘Xhibrili’.

I thane: ‘Kush eshte me ty?’ U tha: ‘Muhammedi a.s.’ I thane: ‘A i qenka derguar ftesa per miraxh?!’ U tha: ‘Po’. Thane: ‘Mire se vjen! Na gezon ardhja e tij!’ U hap dera dhe sapo hyra brenda e pashe Ademin a.s. Xhibrili me tha: ‘Ky eshte babai yt, Ademi. Pershendete!’ Une e pershendeta. Ma ktheu pershendetjen (selamin) dhe me tha: ‘Mire se vjen, o bir dhe pejgamber i mire!’ Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte derisa mberritem te qielli i dyte. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Jahjane dhe Isain a.s., te cilet ishin djem tezeje. U pershendetem …Pastaj Xhibrili me ngjiti deri te qielli i trete. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). Na u hap dera dhe sapo hyme brenda, kur ja e pashe Jusufin a.s.

U pershendetem…Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte derisa mberritem te qielli i katert. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Idrisin a.s. U pershendetem…Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte derisa mberritem te qielli i peste. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Harunin a.s.

U pershendetem…Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte te qielli i gjashte. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere).

U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Musain a.s.

U pershendetem…Kur e kalova ate, ai filloi te qaje. E pyeten: ‘Perse qane?’ U tha: ‘Qaj, ngase pas meje do te vije nje pejgamber i ri, ummeti i te cilit me teper do te hyjne ne Xhennet sesa ummeti im’. Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti deri te qielli i shtate. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Ibrahimin a.s.

U pershendeta edhe me kete… Pastaj me ngjiten ne Sidretu’l-Munteha. Frutat e saj ishin te medha si hidet (xinxifet) e Hexherit (qyteze ne Jemen), kurse gjethet I kishte si veshet e elefantit. Xhibrili me tha: ‘Kjo eshte Sidretu’l-Muntehaja’. Aty pashe kater lumenj: dy te jashtem e dy te brendshem. I thash: ‘c’jane keta, o Xhibril?’ Me tha: ‘Keta te brendshmit jane dy lumenj ne Xhennet, kurse te jashtmit jane Nili dhe Eufrati’. Pastaj me ngjiten ne Bejtu’l-Ma’mur. Pastaj me sollen nje ene me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalte. Une e mora ate me qumesht. Xhibrili me tha: ‘Kjo eshte ajo natyrorja (fitrah), ne te cilen gjendesh ti dhe ummeti yt’.

Pejgamberi a.s. ne vazhdim tha: Pastaj mu bene farz 50 kohe namaz. U ktheva prape dhe kalova prane Musait a.s. Ai me pyeti: ‘c’te porositi Zoti?’ I thashe: ’50 kohe namaz gjate dites dhe nates’. Me tha: ‘Ummeti yt nuk do te mund t’i fale 50 kohe namaz per cdo dite. Vallahi, une i kam provuar njerezit me pare se ti.

I kam provuar Beni Israilet me menyren me te rende (e nuk pata sukses). Kthehu te Zoti dhe lute t’ia lehtesoje ummetit tend!’ U ktheva e luta Zotin, m’i pakesoi 10. U ktheva te Musai. Me pyeti: ‘c’te porositi?’ I thashe: ‘M’i hoqi 10´. Ma tha te njejten dhe keshtu vazhdoi derisa u urdherova me 5 kohe namaz.

Edhe per kete Musai ma tha te njejten fjale. I thashe: ‘I jam lutur Zotit aq shume sa turperohem me ta lus. Pajtohem me kaq dhe i nenshtrohem ketij urdhri’. Sapo e kalova Musain, nje ze me tha: ‘Tanime e kam percaktuar farzin tim dhe ua kam lehtesuar roberve te Mi’. (Ne nje transmetim tjeter thuhet edhe kjo): ‘Ato jane 5 sa 50 per cdo dite. Ky vendim nuk nderrohet me!’ (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Ky ishte citati i Buhariut).

Pasi Xhibrili a.s. e kthen serish ne Mekke Muhammedin a.s. ne po te njejten nate, te nesermen ne mengjes Muhammedi a.s. i lajmeron shoket e vet po edhe kurejshitet qe nuk I besonin. Tregimi i kesaj ngjarjeje, per muslimanet plotesisht te bindur ishte edhe nje shkas plus per t’i besuar akoma me teper Muhammedit a.s., per muslimanet e luhatshem ishte nje shkas per t’u larguar nga Islami, kurse per mosbesimtaret shkas per t’u thelluar akoma me teper ne mosbesim. Kur keta mosbesimtare e degjuan kete rrefim menduan se me ne fund gjeten nje arsye per t’u tallur e per te mos i besuar atij dhe filluan ta pyesnin per Mesxhidi Aksane se sa dritare e dyer kishte e te tjera gjera qe ata i njihnin.

Pejgamberi a.s. rrefen: “Kur me pergenjeshtruan kurejshitet (jobesimtare) per Israne dhe Miraxhin, dola ne Hixher dhe All-llahu ma paraqiti (perfytyroi) Bejtu’l-Makdisin. Duke shikuar ne te fillova t’i lajmeroja ata per shenjat e asaj (Xhamie)”, (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu). Vete pergenjeshtrimi i kurejsheve qe ia bene Pejgamberit a.s. lidhur me kete tregon se Israne dhe Miraxhin ai i ka perjetuar edhe me shpirt edhe me trup dhe se kjo nuk eshte ndonje enderr qe mund ta kishte pare Pejgamberi a.s., sepse po te ishte enderr, ose vetem ndonje udhetim shpirteror, nuk do te shkaktonte kaq reagime te medha te jobesimtaret e Mekkes, ngase endrra te tilla ose te perngjashme mund te shihte cdokush. Per vertetesine e kesaj ngjarjeje transmetohen edhe mjaft prova te tjera qe Pejgamberi a.s. ua ka ofruar jobesimtareve, sic eshte pershkrimi i qytetit te Jerusalemit dhe xhamise el-Aksa ashtu sic ia perfytyroi All-llahu xh.sh. kur njerezit qe nuk i besonin kerkuan prej tij t’ua pershkruante keto; pastaj rrefimi per hollesite e pozites se karvanit qe ishte nisur prej Shami drejt Mekkes, te gjitha keto e te tjera te permbledhura ne koleksionet e haditheve autentike. Per me teper lexoni ndonje permbledhje hadithesh, si per shembull Sahihul Buhari ne gjuhen shqipe si dhe ndonje liber qe flet per jeten e Muhammedit a.s. Abdullah bin Mes’udi r.a. ka thene: “Kur Pejgamberi a. s. ka qene ne Isra, ate e kane cuar madje edhe deri ne Sidretul munteha. Kjo eshte ne qiellin e gjashte. Deri ketu mberrin gjithcka qe ngrihet prej toke dhe ketu pranohet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Durimi

Deri ne Sidre leshohet gjithcka qe leshohet prej me lart se kjo dhe ketu pranohet. Pastaj e lexoi ajetin: “Atehere kur Sidren e mbuloi cka e mbuloi” (en-Nexhm:16). Per keto ka thene se kane qene dysheke ari. Atehere Pejgamberit a.s. i jane dhene tri gjera: pese kohet e namazit, ajetet e fundit te sures el-Bekara dhe i eshte dhene premtimi se do t’i falen mekatet secilit prej ummetit te tij qe nuk ben shirk-politeizem”, (Transmeton Muslimi).

Hadithi i lartpermendur ka te beje drejtperdrejt per Miraxhin e Pejgamberit a.s., hapesiren deri ku ka arritur ky Pejgamber i nderuar me miraxh, mrekullite qe All-llahu xh.sh. ne suren el- Isra thote se do t’ia tregoje robit te tij dhe perfundimisht tregon porosite baze qe All-llahu xh.sh. ia shpall Muhammedit a.s. ne keto caste. eshte per te menduar, a thua perse All-llahu xh.sh. te gjitha ajetet, suret dhe parimet e tjera te Kur’anit i shpall nepermjet Xhibrilit a.s. duke e derguar ate ne toke, atje ku jetonte e banonte Muhammedi a.s., kurse keto tri porosi baze ia shpall atij duke e ftuar ate ne qiell qe atje t’ia kumtoje ceshtjet me rendesi. Megjithese nuk mund t’i perngjaje fjale per fjale, por po e marrim si shembull kete: Kur nje kryetar shteti apo kryeminister deshiron t’i kumtoje dicka me rendesi nje ambasadori apo perfaqesuesi te tij diplomatik, nuk dergon postier per t’ia kumtuar kete, porse e fton drejtperdrejt ne rezidencen e tij dhe pasi t’ia pyese hallet e ta disponoje paksa, ia shpalos ceshtjen.

Kjo ndodh keshtu ngase kjo eshte tejet me rendesi. Biseda sy me sy ose kundruall njeri-tjetrit ka me teper efekt sesa biseda me mjete bisedimi ose me ndermjetesues te tjere. Kjo eshte nje e vertete psiko-sociologjike. Po c’jane keto porosite baze dhe kaq te rendesishme qe All-llahu xh.sh. ia kumton Pejgamberit a.s. ne kete menyre?

Ne hadithin e lartpermendur ceken:

1. Falja e pese namazeve ditore,

2. Dy ajetet e fundit te sures el-Bekara, dhe

3. Pergezimi per ummetin (ndjekesit) e Muhammedit a. s. se, perderisa ata nuk bejne shirk – shok All-llahut xh.sh., do te jene te falur.

Sipas kesaj ngjarjeje, ndodh qe ndonjehere njeriu te behet shume i afert me Zotin e vet, madje ne njefare trajte edhe fizikisht, e lere me shpirterisht ku ata e perjetojne thelle ne shpirt afersine e Zotit, Krijuesit te vet. Raste te ketilla kemi mjaft ne historine e sufizmit (misticizmit) islam, ku nje Hal-laxh el-Mansur e ndjen veten te detyruar te thote “Une jam e verteta”, cka pason me heqjen e kokes se tij nga ana e atyre formalisteve e literalisteve qe nuk munden ta kuptonin perjetimin e tij shpirteror per afersine me Zotin. Megjithekete, edhe perskaj kesaj afersie fizike e shpirterore, prape Zoti mbetet Zot e njeriu njeri, prape Hal-laxhi vdes ngase ishte i vdekshem, kurse Muhammedi a.s. kthehet serish ne toke ngase i takonte tokes.

Ai nuk ishte i percaktuar nga Zoti te ngjitej ne qiej e te mbetej atje pergjithmone, duke i perjetuar edhe me tej ato qe i perjetoi e shijoi. Jo, jo. Misioni i tij ishte tjeter. Ai erdhi ta marre fjalen e Zotit e t’ia barte njerezimit. Ai, duke e braktisur jeten qe e gezonin meleket ne qiej, i kthehet vendlindjes, i kthehet tokes, i kthehet rremujes e zhurmes se jetes tokesore, i kthehet shoqerise njerezore ku haste njerez te ndershem e te pandershem, besimdrejte e pergenjeshtrues, te devotshem e zullumqare… Ai duhej ta drejtonte e administronte kete shoqeri.

Duhej ta delirte prej ndyresive qe e kishin kapluar. Misioni i tij ishte ne toke e jo ne qiej. Zotin duhej lutur ne toke njerezit e ne qiej meleket. Biri i birit te tokes duhet qe ne toke t’i lutet Krijuesit te tokes dhe te gjithckaje tjeter. Ligji i Zotit i ngulitur ne gjithesi eshte qe njeriu te jete i ngjitur per toke, te mos mund te shkeputet aq thjesht prej saj, te jete i terhequr prej saj me fuqine qe e ka caktuar Zoti. Po perjashtime a nuk ka? Gjithsesi, nje i ketille eshte miraxhi i Muhammedit a.s., te ketilla sot i ke fluturimet kozmike. Por ama, perfundimisht te gjithe i kthehen tokes, i kthehen zhurmes se jetes tokesore, paqes e luftes, marreveshjeve e mosmarreveshjeve, besnikerive e tradhtive…Thame se njeriu duhet t’I lutet Zotit ne toke, atje ku e ka vendlindjen. A nuk thote Muhammedi a.s. se “Miraxhi I ummetit tim eshte namazi i tij”? A nuk thote ai se “Njeriu me afer Zotit eshte kur ai bie ne sexhde per Zotin”? Keto fjale, a nuk e tregojne kete te vertete te madhe e te pamohueshme, se Zoti duhet te lutet e duhet falur per te mu ne udhekryqin e kundershtive te kesaj bote, mu ne mesin e deshirave e tekeve te shumellojshme dhe mu ne mesin ku kundershtohet ekzistimi I Zotit?

Po c’permbajne dy ajetet e fundit te sures el-Bekara? ?’ka tjeter, pos esences se Islamit? Allahu xh.sh. thote: “I derguari i besoi asaj qe iu shpall prej Zotit te Tij, si dhe besimtaret. Secili i besoi Allahut, engjejve te Tij, librave te Tij, te derguarve te Tij. Ne nuk bejme dallim ne asnjerin nga te derguarit e Tij, dhe thane: “Degjuam dhe respektuam. Kerkojme faljen tende, o Zoti yne! Vetem te Ti eshte ardhmeria jone. ( ) All-llahu nuk ngarkon aske pertej mundesive te veta, atij (njeriut) i takon ajo qe e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qe e meritoi. “Zoti yne, mos na deno nese harrojme ose gabojme! Zoti yne, mos na ngarko neve barre te rende sic i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti yne, mos na ngarko me ate per te cilen nuk kemi fuqi! Na i shlyej mekatet, na i mbulo te keqiat, na meshiro! Ti je Mbrojtesi yne, na ndihmo kunder popullit pabesimtar!” (el-Bekara, 2: 285, 286).

A nuk eshte kjo pasqyra e besimit te Muhammedit a. s. dhe te muslimaneve, ndjekesve te tij, se keta te gjithe i besojne All-llahut xh.sh., melekeve te Tij, librave te Tij, pejgambereve te Tij, se nuk bejne asnje dallim midis ketyre pejgambereve, sepse te gjithe jane vellezer te njeritjetrit per nga misioni e vellezer per nga prejardhja, qe te gjithe bij te pejgamberit te pare Ademit a.s. A nuk e tregon kjo perkushtimin e plote te ketyre njerezve ndaj Zotit te tyre, kur thone: “Degjuam dhe respektuam. Kerkojme faljen tende, o Zoti yne! Vetem te Ti eshte ardhmeria jone”? A nuk tregon kjo se kjo fe nuk eshte rendese e tepert per njerezimin, porse nje lehtesim, se cdokush do te jete pergjegjes per veprat e veta, qofshin te mira ose te keqija. A nuk tregon kjo lirine qe e gezon njeriu ne jete e ne te vepruar, se ai mund te jete besnik po edhe tradhtar, se mund te jete musliman po edhe jomusliman, madje edhe munafik..?

Akoma me pas, a nuk te meson vete All-llahu xh.sh. se pas kesaj lirie qe e gezon njeriu mund te gaboje e te jete gjynahqar dhe se menjehere pas ketyre te ligave ai mund dhe duhet te pendohet e te kerkoje falje per mekatet qe i ka bere nga harresa ose nga pahiri, te kerkoje te mos i sprovoje Zoti me obligime e fatkeqesi te renda sikur i kishte sprovuar popujt para tij, te kerkoje qe Zoti tekefundit te mos e ngarkoje aq sa s’mund te duroje, aq sa s’mund te barte..? Po mire, a ka mundesi qe Zoti, ashtu sic thote Ebu’l-A’la el-Mewdudi, t’ia mesoje njeriut si behet duaja, si t’i lutet Zotit dhe Zoti te mos ia pranoje kete dua e lutje? A mund te paramendohet nje kundershti e ketille?! Zoti te te thote “keshtu e keshtu lutmu!”, ti t’i lutesh e pastaj Ai te te thote “Jo, nuk ta pranoj kete lutje”?!

E c’eshte me premtimin dhe pergezimin (myzhden) qe Zoti ia shpreh Muhammedit a.s. lidhur me ummetin e tij? Nje musliman i perkushtuar plotesisht ndaj All-llahut xh.sh. dhe nje musliman qe u permbahet parimeve baze te permbledhura ne dy ajetet e fundit te sures el-Bekara, qe nenkupton nje njeri qe nuk adhuron tjeter perpos All-llahun xh.sh., a ka mundesi te jete banor Xhehennemi? A ka mundesi Zoti ta denoje ate pse ai i lutet me lutjet qe ia kishte mesuar Zoti vete? Kontradiktat e ketilla mund te paramendohen e te hasen vetem ne mesin e njerezve… All-llahu eshte larg ketyre cilesimeve e mangesive. “I lavderuar qofte All-llahu, pa te **** eshte Lartmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai eshte Gjithedegjuesi, Gjithevezhguesi”

Rejhan Neziri

image_pdf

Categories

Archives