Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Islami- simbol i pastërtisë


Islami- simbol i pastërtisë


pastertia

“All-llahu me të vërtetë më së shumti i do ata që janë me shpirt e me trup të pastër.” (El-Bekare, 222).

Islami konsideron se pastërtia është detyrë kryesore e dispozitave fetare. Virtyti më i lartë në Islam është të kesh shpirtin të pastër dhe trupin të pastër.
Në pastërti sipas Islamit bëjnë pjesë: zemra e pastër, trupi i pastër, rrobat e pastra, ushqimi i pastër, banesa dhe ambienti i pastër.
Abdesi,
“O ju qe keni besuar, kur të ngrihem për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja me gjithë brryla, fërkoni kokat tuaja dhe këmbët tuaja deri mbi zogj. Nese jeni xhunub (të papastër), atëherë pastrohuni.” (El-Maide, 6).

Një grup studiuesish nga fakulteti i Mjekësisë te Universitetit te Aleksandrisë, ne Egjipt, u morën me një kërkim shkencor për te zbuluar lidhjen e abdesit me shkencën nga ana shëndetësore. Ata zbuluan se ne përgjithësi tek ata qe nuk marrin abdes, brendësia e hundës është me ngjyrë të bardhë në gri (si e thinjur), e yndyrshme, e lëmuar, qe tërheq për ne brendësi lagështirën dhe zbokth. Kurse ata që marrin abdes, hundën në brendësi e kanë të shkëlqyer dhe të pastër, pa lagështirë e zbokth edhe qimet i kanë të pastra po ashtu.

Pas vëzhgimeve me anë të mikroskopit, u vu re se mikrobet e hundës tek ata që nuk falen (pra që nuk marrin abdes), janë të shumta dhe e kanë përfshirë të tërën. Ndërsa tek ata që marrin abdes, u panë shume pak, për të mos thënë asnjë mikrob. Kjo tregon qe të shpëlarit e hundës rregullisht ndikon ne shëndet, e kur ajo behet tre herë është edhe më e mirë ( siç citohet edhe ne traditën profetike).

Do ta kishte lakmi çdo mjek bashkëkohor thënien vijuese të Pejgamberit të Zotit të shprehur para 14 shekujsh e në lidhje me larjen e dhëmbëve:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rregulla lidhur me ëndrrat në përgjithësi

Po të kisha frikë se do të bëhej vështirë (rëndë), për ymetin tim, unë do të kisha urdhëruar të lajë dhëmbët për çdo namaz.” 
Sot në kohën tonë dihet sa e rëndësishme është të pastrojmë dhëmbët, përndryshe ato jo vetëm që janë burim i shumë sëmundjeve të gojës dhe të barkut, por njëherësh, kështu ka vepruar dhe na ka porositur i dashuri ynë Muhamedi, s.a.v.s. dhe ne jemi ata që ndjekim praktikën e tij.

Sot shkenca e ka zbuluar se pikërisht duart janë ata që bartin shumë sëmundje, por Evropës i duheshin 14 shekuj të zbulojë se larja e duarve është një parim që ndihmon nga mbrojtja e shumë sëmundjeve, dhe normalisht neve si mysliman kjo nuk duhet të na çudisë.

– Numri i haditheve që flasin mbi higjienën dhe mjekësinë arrin në mbi 300.
– Si rezultat i kësaj, kudo që erdhi Islami, hasim një kujdes të veçantë për ujësjellësit, banjat, spitalet dhe pastërtinë personale e kolektive në përgjithësi.
– “Sarajeva për shembull kishte filluar sistemin e ujësjellësit 374 vjet para Vjenës dhe 148 vjet para Londrës!
– Banjot publike si shfaqje masive janë specifikë e Islamit, kurse higjiena sistematike personale me banjë (ose me ndonjë vend të destinuar për atë qëllim) në çdo shtëpi, madje edhe në atë më të varfrën ka qenë shfaqje e rregullt.”
Në lidhje me pastërtinë dhe shëndetin, do ta përmbyllim edhe me një hadith në të cilin Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:

“Islami është fe e pastërtisë, prandaj jini edhe ju të pastër! Vetëm ai që është i pastër mund të hyjë në xhennet.”

image_pdf

Categories

Archives