Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Islami dhe shëndeti II

Islami dhe shëndeti II

 

Islami dhe shëndeti II – hytbe
Shëndeti duhet të jetë gjithqysh shtjellim i temave tona nëpër xhami, për të shpalosur të vërtetën e asaj që na mësoi për te feja jonë e pastërt. Ajo është e pastërt, ajo është e bukur, ajo edhe emrin e ka të bukur. Vetëm shqiptone me zë të ulët feja jonë është Islami, fe Islame. E për te tha Pejgamberi alejhi selam
( Vërtetë Allahu është i bukur, e don të bukurën, bujar e don dorëdhënësin, i pastërt e don pastërtinë).
A nuk duhet edhe kjo të jetë prezente tek ne muslimanët bukuria, pastërtia e bujaria. Sepse këto vërtetë e bëjnë njeriun të dalluar nga çdo gjë tjetër. Kur njeriu paraqitet para tjerëve në formën më të bukur, jo për mendjemadhësi, por vetëm në atë formë që don Allahu dhe lejon feja.
Përse kur mundet njeriu të vishet bukur, të mbaj veten të pastër, mos ta bëj.
Kjo është pjesë e shpërblimit. Pasi mundesh me ardh në xhami edhe me tesha të vjetra, por edhe me tesha të reja. Përse mos ti përdorim rrobat e reja kur jemi në xhami, në punë apo udhëtim. Ndërsa rrobat më të vjetra ti ruajm për vendin e punës.
Pastaj vendin ku jetojmë a nuk duhet ta mbajm pastër dhe të bukur!? A ndashta ende na duhet të vij dikush prej Evropës e të na tregojë se si mbahet pastërtia!?
Çudi ne kemi fenë e pastër, feja jonë na fton për pastërti, jemi edhe vet të pastër në trup, ndërsa për ambientin shumë janë të pakët ata që kujdesen.
Pastërtia e ambientit dhe e natyrës ku jetojmë a nuk është pasqyrë e dinjitetit të një populli.
Vallahi ka njerëz me mijra kilometra ecin për ta vizituar një fshat në Francë apo Zvicërr. E çfarë të sheh nuk janë vende më të bukura se sa tonat që I kemi këtu. Por ja që mbajnë pastërti , kanë rend në rrugë e në gjelbrim, e pastaj ti jep para të mëdha me e vizitue atë katund.
Ja që ata pastërtinë e kanë por fenë tone nuk e kanë, e ne kemi fenë, por nuk e kemi pastërtinë e tyre. E defekti nuk është tek feja që kemi, por është mu tek ne, që gjithnjë për çkado ia lëmë fajin ose komunës ose shtetit.
E dikush mendon se shteti me ardh me u marr me gardhin tand me kojshin tend që se ke ftillu se 20 vjet!? E rrugët e ngushta as në këmbë nuk kalohet e leje me makina!?
Pra çdo gjë duhet të fillohet prej neve, për një zbukurim të jetës sonë në vendin ku jetojmë.

Shëndeti ynë është fort me rëndësi, andaj feja jonë na meson të kemi shumë kujdes edhe për ujin që konsumojmë apo pastrohemi.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë :
(Mos gaboj ndokush prej jush të bëj urinën në ujë që qëndron në një vend, e pastaj me te të pastrohet).
Gjë e cila vie në konsideratë, kur njerëzit lahen prej kofave apo tenxhereve, e kur kryen urinën nuk ka kujdes që mund të bien pika në atë ujë. E nëse kjo ndodh atëherë, ajo më larje nuk quhet po merr tjetër emër quhet zhytje edhe ate zhytje e randë.
Pra i jepet kujdes i veçantë pastërtisë, e cila është fort e lidhur ngusht me shëndetin tone.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë :
(“Pesë gjëra janë nga natyra e pastër e njeriut: Synetllëku, rruajtja e pjesëve rreth organeve intime, heqja e qimeve të sqetullave, prerja e thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve). E gjitha kjo është pastërti për trupin tone dhe lëkurën tonë. E këto muslimani i ka borxh ti bëj.

Në aspektin fetarë ruajtja e shëndetit është rregull I artë, andaj edhe marrja me aktivitete të ndryshme ditore e bëjnë trupin të jetë aktiv dhe I freskët. Mbi gjitha trupi aktiv është më I rezistueshëm ndaj sëmundjeve , se sa trupi joaktiv. Andaj nganjëherë mjafton vetëm ardhja në xhami dhe kthimi për një aktivitet trupor.
Nganjëherë ka nevojë ecje në natyrë, apo marrje me ndonjë punë në shtëpi, fushë apo mal, pastaj edhe aktiviteti tjetër si sporte e ndryshme e bëjnë trupin të ndihet I freskët dhe I qëndrueshëm.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë :
(Besimtari I forte është më I mire dhe më I dashur tek Allahu, se sa besimtari I dobët).
Aktivitetet sportive apo lëvizjet e trupit e bëjnë që njeriu të jetë i kthjellët edhe në tru. Ato e forcojnë organizmin deri në atë pikë sa që bëhet më i qëndrueshëm, se sa njeriu i cili nuk merret fare me aktivitete.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë : (Mësojani fëmijëve tuaj notin dhe gjuetin). Dy sporte sa të shëndetshme, aq edhe luftarake.

Në frymën Islame gjejmë se muslimanët kanë pas argument të qarta në ruajtjen nga sëmundjet ekzistuese apo shkatërruese.
Pejgamberi alejhi selam ka porosit :
(Nëse keni dëgju që në një vend ka sëmundje, mos shkoni. E nëse jeni veç aty mos dilni prej aty).
Nëse një rajon e ka kap një sëmundje vdekjepruse dhe ngjitëse, ne e kemi të ndaluar të hyjmë në te. Ndërsa nëse kemi qenë aty present dhe sëmundja është perhaps, e kemi haram të dalim prej atij vendi. E nëse vdesim te Allahu jemi në shkallën e shehidit. Kjo gjithë për të ruajtur jetën dhe shëndetin e njerëzve tjerë në tokë.
Andaj edhe nga këtu mjekët musliman qysh herët në spitalet e tyre e kanë praktikuar ndarjen e të sëmurëve nëpër dhoma të veçanta. Ata të sëmurë me sëmundje të rënda kanë qenë në dhoma ndaras, për dallim prej të sëmurëve me sëmundje më të lehtë. E këtë gjë e ka trashëguar mjekësia moderne nga mjekët musliman. Për të vetmin qëllim, të ruhet shëndeti i njerëzve.
Në aspektin fetar islam është edhe një porosi profetike lidhje me ruajtjen e shëndetit, që shumë pak nga muslimanët e dijnë këtë, ajo është hixhami.

Hixhami është nxjerrja e gjakut te prishur nga trupi, me ane te prerjes siperfaqesore ne vende te caktuara te lekures.
Hixhami ka baze ne islam edhe Pejgamberi alejhi selam ka fol për hixhamin :
(Nese ne diçka gjeni sherim, ajo eshte hixhami).
Pejgamberi alejhi selamka thene: Naten e Isras dhe Miraxhit sa here qe kam kaluar, ne ndonje grumbull te melaikeve, me kane thene: O Muhamed urdhero umetin tend me hixham, sepse me se miri me çka mund te sheroheni eshte hixhami).
Përmes hixhamit largohet gjaku I trash dhe I keq nga trupi, duke bë që ai gjak të zëvendësohet ma gjak të pastër nga pjesët tjera të trupit.
Ne baze te provave shkencore dhe pervojes, hixhami pati sukses ne sherimin e shume semundjeve si
1-Pastron gjakun dhe aktivizon zhvillimin e eshtrave.
2-Zbute enet e gjakut.
3-Largon plogeshtine , pertacine dhe gjumin e teperte.
4-Rregullon tensionin e gjakut.
5-Largon dhimbjet e kraheroreve , gjoksit dhe shpines.
6-Largon kokedhembjen dhe migrenen.
7-Largon disa lloje te helmimeve.
8-Sheron problemet psiqike, gjysem paralizen dhe paralizen e plote.
9-Largon dhimbjet e shpines dhe nyjeve.
10-Sheron semundjet e barkut.
11-Sheron prostatin dhe epshin e dobet.
12-Sheron kujtesen dhe koncentrimin e dobet.
13-Sheron disa forma te sterilitetit.
E shumë e shumë tjera që ju bëjmë thirrje xhematit që të lexoni për hixhamin dhe ta praktikoni, sepse edhe në Luginë ka njerëz të aftë për të bë hixhamin. Do të vëreni këtë mënyrë spektakolare fetare islame të shërimit dhe ruajtjes së shëndetit.

Hoxhe Sevdail Jakupi

Tags:

Categories

Archives