Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ish shefi MI6 kërcënon me Irakun


Ish shefi MI6 kërcënon me Irakun


te berat ne Irak

Ish-shefi i shërbimit sekret britanik MI6 në kohën e Tony Blair-it ka kërcënuar se do të bëjë publike gjithë kronologjinë e ngjarjeve që çuan në luftën në Irak. 

Sir Richard Dearlove, 68 vjeç, në një e-mail dërguar gazetës ‘The Mail on Sunday’ ka thënë se ai do të zbulojë detaje shpërthyese për skandalin nëse ai nuk është dakord me konkluzionet e hetimit zyrtar Chilcot, për rolin e Britanisë në luftën në Irak.

Sir Richard, i cili ka ofruar të dhëna sekrete për armët e shkatërrimit në masë të Sadamit, të cilat zbukuruan argumentat e qeverisë së ish-kryeministrit Blair, ka rreth një vit që po shkruan versionin e detajuar të ngjarjeve që çuan në luftën në Irak. Ai kishte vendosur se do t’i mbante sekret ato deri në vdekje dhe më pas ato mund t’i ofroheshin historianëve dhe publikut. Raporti prej 1 milionë fjalësh për luftën në Irak pritet të jetë kritik për ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-shefin e tij të komunikimit Alastair Campbell.

Burime pranë Sir Richard thonë se ndërkohë që ai e pranon se një pjesë e informacioneve të shërbimit sekret britanik për armët e shkatërrimit në masë ishin të pasakta, ai këmbëngul se raporti zyrtar duhet të identifikojë rolin që ka luajtur Tony Blair dhe ish-zëdhënësi i tij Campbell në informimin e raportimeve në media të cilat sugjeronin se Sadami mund të përdorte armët kimike për të goditur trupat britanike të stacionuara në Qipro.

Ishte ky pretendim që e futi më pas Britaninë në rrugën drejt angazhimit të saj ushtarak në luftën në Irak. Z. Bler dhe zëdhënësi i tij vazhdimisht kanë mohuar se kanë bërë deklarata dizinformuese për armët irakiane të shkatërrimit në masë. Ish-shefi i zbulimit Sir Richard i ka shkruar javën e kaluar kryeministrit aktual Cameron për dëshirën për tu shkruar personalisht personave që ka ndërmend të kritikojë ku mësohet se edhe Tony Blair ndodhet në mesin e atyre që janë në këtë listë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rusia heq ndalimin e përkthimit të Kur’anit

Sir Richards me një karrierë mjaft të gjatë në shërbimin sekret MI6 është kritikuar për marrëdhëniet e tij mjaft të ngrohta me Blair në atë kohë, që ka qenë e pazakontë për krerët e këtij shërbimi në relatat e tyre me kryeministrat.

As Alistair Campbell, ish-zëdhënësi i Blair, as zyra e ish-kryeministrit nuk kanë pranuar të komentojnë për median britanike për versionin e ish-shefit të kundër-zbulimit britanik, Sir Richard Dearlove.

Categories

Archives