Sunday, 24/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ish agjenti: CIA i paguante Tuxhmanin, Millosheviqin dhe Izetbegoviqin

Ish agjenti: CIA i paguante Tuxhmanin, Millosheviqin dhe Izetbegoviqin

Milloshevici tudmani izbetgovic

Ai në Kanadë ka dhënë një intervistë në të cilën ka deklaruar se Stipe Mesiq, Slobodan Milosheviq, Franjo Tuxhman dhe Alija Izetbegoviq, kanë qenë agjentë të CIA-së

Robert Ber në publik është i njohur si ish-agjent i CIA-së. Ai është autor i shumë veprave në të cilat ka zbuluar shumë sekrete të CIA-së dhe administratës së Bill Clinton dhe George Bush. Për këtë shkak, disa herë ka qenë i arrestuar dhe i mbajtur në paraburgim, ndërsa shoku i tij Mit Vaspur, i cili i ka dhënë informacione për CIA-në, është gjetur i vrarë në një dhomë hoteli.

Ai në Kanadë ka dhënë një intervistë në të cilën ka deklaruar se Stipe Mesiq, Slobodan Milosheviq, Franjo Tuxhman dhe Alija Izetbegoviq, kanë qenë agjentë të CIA-së. Tema e intervistës ka qenë prapaskena e luftës në Ish-Jugosllavinë në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa siç ka deklaruar ai, në Sarajevë atëherë ka qenë i angazhuar për t’i mbajë në sy terroristët serb.

Një periudhë ka qenë i paguar edhe Radovan Karaxhiq, por pasi që ka marrëvesh se do të jetë i sakrifikuar dhe i akuzuar për krime lufte, nuk ka marrë më para. Ber ka shpjeguar se disa agjentë të CIA-së kanë qenë të angazhuar që t’i shkruajnë deklaratat ku spikerët i kanë lexuar në lajme.

Sigurisht, spikerët nuk kanë ditur asgjë, ata e kanë marrë këtë nga shefi i tyre, i cili ka qenë njeriu i jonë. Ka ekzistuar detyrë për gjithçka, e ajo ishte që të përhapet urrejtje, nacionalizëm dhe të theksohen dallimet mes njerëzve, ka deklaruar ish-agjenti i CIA-së. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  Obama uron myslimanët për Bajram

Categories

Archives