Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Irani: Nëse sulmohet Siria, sulmohet edhe Izraeli


Irani: Nëse sulmohet Siria, sulmohet edhe Izraeli


Irani ka deklaruar se nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosin per sulm ushtarak mbi Sirinë, kundërpërgjigja e regjimit të Damaskut do të jetë një sulm i gjërë kundër Izraelit.

irani

Sipas mediave iraniane, ky është skenari mbrojtës i Bashar Al Assad.

“Një luftë kundër Sirisë do të thotë leje për të sulmuar Izraelin. Nëse Damasku sulmohet, edhe Tel Avivi do të sulmohet. Ne jemi të sigurtë se e njëjta valë sulmi që do të bjerë mbi Sirinë, do të bjerë gjithashtu mbi Izraelin”, citohet të ketë thënë një ushtarak i lartë sirian per agjencinë iraniane të lajmeve FARS.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij është i përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm.

“Ne nuk jemi pjesë e luftës civile të Sirisë, por nëse grupe apo forca të caktuara na provokojnë, forcat tona ushtarake do të kundërpërgjigjen me fuqinë e tyre maksimale.

Rusia nga ana e saj këmbëngul në qëndrimin se një sulm ushtarak kundër Sirisë do të destabilizojë gjithë rajonin. Irani dhe Rusia mbesin aleat te palekundur te regjimit te Bashar Al Asad, regjim nga i cili jane vrare me shume se 200.000 persona. /mesazhi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Masakër në Kajro, Vëllazëria Myslimane: 200 të vdekur, 8 mijë të plagosur

Categories

Archives