Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

iPhone 5S dhe 5C tani edhe më afër nesh


iPhone 5S dhe 5C tani edhe më afër nesh


Apple ka njoftuar sot se modelet e reja të telefonave të saj, iPhone 5S dhe iPhone 5C do të paraqiten edhe në 25 vende tjera të botës që nga 25 tetori, dhe në listën e shteteve gjenden edhe tregje të rëndësishme si ai i Rusisë dhe Spanjës.

iphone 5 s shqip

Prodhuesi i telefonit më të famshëm në botë, iPhone, kompania Apple gjithashtu tha se iPhone 5C dhe iPhone 5C që nga 1 nëntori do të jenë prezent edhe një numër të madh shtetesh, duke përfshirë edhe Indinë and Meksikën.

Në mesin e shteteve të mëdha të cilat do të pajisjen me modelet e reja të iPhone janë edhe Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Sllovenia, Sllovakia dhe shumë shtete tjera prej të cilave edhe përdoruesit kosovar të iPhone do të mund ta bëjnë porosinë e ndonjërit prej modeleve të reja të iPhone.

Siç dihet tashmë, iPhone 5S posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç në Retina si dhe rezolucionin prej 1136 x 640 pikselëve, ndërsa pajisja e re mobile e Apple mbështetet në procesorin e ri të Apple, A7 64-bit. / Telegrafi /

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Happier, rrjet social vetëm për njerëzit e lumtur

Categories

Archives