Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Integrimi, Tirana pret mbështetjen greko-italiane

Integrimi, Tirana pret mbështetjen greko-italiane

integrimi

Tirana pret mbështetjen greko-italiane në rrugën e saj drejt BE-së. Kështu është shprehur kreu i Parlamentit, Ilir Meta për portalin Euroactiv Greqi. Sipas tij presidenca greke dheitaliane duhet të tërheqin vëmendjen e BE-së për zgjerimin.

“Ne kemi shpresa sepresidenca greke dhe italianedo të tërheqin vëmendjen e BE-së për zgjerimin, në veçanti për një perspektivë më të shpejtë për Shqipërinë. Greqia dhe Italia mund të jenë forca shtytëse dhe unë shpresoj se ata do të punojnë ngushtë gjatë vitit që vjen”- është shprehur Meta.Përveç kësaj, shkruan Euroactiv, besohet se ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i cili kohët e fundit vizitoi Tiranën, mund të luajë një rol të rëndësishëm.

“Evangelos Venizelos është një politikan pro-evropian dhe ka gjithë peshën e nevojshme në veçanti për të nxitur axhendën Evropiane të Shqipërisë dhe për të çuar marrëdhëniet dy paleshe në një nivel shumë të të lartë”- citon Euroactiv, një zyrtarë të qeverisë, në kushte anonimati. /albeu/

Categories

Archives