Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Instagram të fillojë me ofrimin e reklamave në fotografi


Instagram të fillojë me ofrimin e reklamave në fotografi


Rrjeti i famshëm social për fotografi, Instagram, i cili para pak kohësh ishte blerë nga Facebook, së shpejti do të fillojë me ofrimin e reklamave për bizneset në SHBA, në përpjekjen e saj për tu shndërruar në biznes të qëndrueshëm, thuhet në postimin e blogut të rrjetit social.

instagram shqip

Instagram e ka pranuar se tranzicioni do të jetë delikat pasi që 150 milionë përdoruesit e saj nuk janë mësuar të shohin reklama në listën e fotografive të tyre apo të familjeve të tyre, dhe ka frikën se këto tentime do t’i shqetësojnë disa nga përdoruesit.

Instagram është rrjeti i fundit social i cili kthehet kah reklamimi për të përfituar nga miliona përdorues që shërbimi i ka në faqen e saj.

Reklamuesit mendohet se kanë planifikuar të shpenzojnë afër 10 miliardë dollarë në reklamat e ofruara nga rrjetet sociale në mbarë botën këtë vit, thuhet sipas firmës hulumtuese eMarketer. / Telegrafi /

Një shkrim tjetër i dobishëm  Facebook kalon 1 miliard përdorues

Categories

Archives