Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Inspiruese: Mësuesja kthehet në shkollë një vit pasi mjekët i kishin dhënë disa javë jetë



Inspiruese: Mësuesja kthehet në shkollë një vit pasi mjekët i kishin dhënë disa javë jetë

E diagnostifikuar me kancer të pashërueshëm të stomakut, mjekët i kishin dhënë mësueses në shkollën e Forest Gate vetëm disa javë për të jetuar.

Por pas një viti, ajo vazhdon të jetojë, dhe për më tepër me fillimin e vitit të ri shkollor, ajo i është kthyer punës së saj.

Ajo thotë: “Do të duhej të isha në dhomë duke u përgatitur për vdekje, por në vend të kësaj unë kam një zyrë time dhe kam klasën me shumë nxënës që varen nga unë. Nuk mund t’i lë në baltë”.

“Në qoftë se ju dëgjoni mjekët, nuk do të duhej të isha këtu në këtë moment. Por ja ku jam, dhe nëse mund të mësoj vetëm edhe një fëmijë më tepër, nëse mund ndryshoj vetëm një jetë më tepër, atëherë e gjitha kjo ia ka vlejtur.”

Përkushtimi i Sham-it për për nxënësit e saj ka bërë që ajo të nominohet për shpërblimin Jack Petchey Award për udhëheqje të jashtëzakonshme, të cilën ajo e mori më herët gjatë këtij muaji.

Ajo mori vesh për këtë lajm ndërsa ishte shtruar në spital, dhe thotë: “Isha vërtetë e tronditur. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme fakti që edhe pse nuk isha prezente në shkollë, ata akoma më vlerësonin mua”.





Sham, 38 vjeçe, poashtu çmon mbështetjen e drejtorit të shkollës, Simon Elliott.

Ajo thotë: “Ai vë njerëzit para çdo gjëje tjetër. Ai nuk më sheh mua si dikë që është duke vdekur, ose ka një aftësi të kufizuar dhe që nuk ka vlerë, por si dikë të cilin ai duhet ta ndihmojë. Kjo e bën këtë shkollë më të mirë të mundshme”.

Drejtori i shkollës, Simon shton: “Sham nuk është vetëm një në 1 milion mësues, ajo është një në 1 milion qenie njerëzore”.

“Ajo u ka mësuar nxënësve për atë që nuk do ta mësonin kurrë në asnjë libër: për një shpirt të pathyeshëm, forcë për dashuri dhe gëzim përballë fatkeqësive në jetë dhe mbi të gjitha duke i dhënë jetës një qëllim”.

“Ajo do të qëndrojë këtu për aq sa ajo ka mundësi, ngase kam nevojë për të, këta fëmijë kanë nevojë për të dhe shkolla ka nevojë për të”, përfundon Simon. /tesheshi.com/