Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Injorimi i këtyre simptomave në gji po ua merr jetën mijëra grave

Injorimi i këtyre simptomave në gji po ua merr jetën mijëra grave

Qindra gra kanë humbur jetën nga një gabim i thjeshtë – neglizhimi i ekzaminimit sistematik të gjirit.

Sekretarja e shëndetit, Jeremy Hunt, zbuloi se 450.000 gra të moshës 68-71 bënë të njëjtin gabim, duke humbur jetën, transmeton Gazeta Shneta.

Për sa i përket ekzaminimit të gjirit, rekomandohet të kryhen vizitat e para në moshën ndërmjet 50-53 vjeç.

Megjithatë, nëse jeni veçanërisht në rrezik të zhvillimit të kancerit të gjirit, juve u rekomandohet të shkoni në moshë më të hershme për ekzaminim.

Derisa shumica e grave parashohin se simptomat e para të kancerit të gjirit mund të jenë gungat që shfaqen në pjesët periferike të gjirit, ekzistojnë disa lloje shenjash për të cilat flitet më rrallë.

  1. Forcimi i gjirit apo nënsqetullës
  2. Ndryshimi i lëkurës së gjirit
  3. Ndryshimi i formës së gjirit
  4. Krijimi i gropave në gji
  5. Thitha e futur brenda
  6. Ekzema në thimtha
  7. Ndryshimet në gji
  8. Dhimbje në gjoks

Në rast se shfaqen ndonjëra nga këto simptoma në trupin tuaj, mos hezitoni për shumë gjatë dhe vizitoni ofruesin tuaj shëndetësor./Gazeta Shneta/

Categories

Archives